OSBE/ODIHR nis misionin vëzhgues për 11 majin, pyetet mbi rolin e SPAK në zgjedhje
Misioni vëzhgues i OSBE/ODIHR ka nisur punën në Shqipëri për monitorimin e zgjedhjeve parlamentare të 11 majit. Në një konferencë për mediat, ambasadori Lamberto Zannier bëri të ditur se 300 vëzhgues afatshkurtër do të monitorojnë standardet zgjedhore, ndërsa 26 vëzhgues afatgjatë do të shpërndahen në të gjithë vendin për të ndjekur nga afër të gjithë procesin.
Misioni i OSBE/ODIHR do të publikojë një raport paraprak dy javë para zgjedhjeve, ndërsa një ditë pas votimit do të prezantohet një analizë fillestare e procesit zgjedhor.
“Një ditë pas zgjedhjeve do të publikojmë gjetjet dhe përfundimet paraprake të misionit, ndërsa raporti përfundimtar do të përmbledhë një vlerësim tërësor të gjithë procesit zgjedhor,” deklaroi ai.
I pyetur nga gazetarët për rolin e SPAK në rastet e krimeve elektorale, Zannier theksoi se këto çështje janë pjesë e mandatit të tij, por për momentin nuk dha një koment specifik. “Ne do të operojmë si në rastet e mëparshme, duke përfshirë gjetjet në raportin tonë dhe duke bashkëpunuar me autoritetet vendore,” tha ai.
Sa i përket rekomandimeve të ODIHR që ende nuk janë zbatuar, Zannier theksoi se misioni ka diskutuar me aktorët politikë dhe institucionalë për kuadrin ligjor dhe zbatimin e tij. “Puna jonë është të monitorojmë dhe të ndjekim zbatimin e tyre, jo të ushtrojmë presion për zbatimin e detyrueshëm të tyre,” shtoi ai.
Një tjetër pikë e rëndësishme e monitorimit do të jetë financimi i partive politike, të cilin Zannier e cilësoi si një faktor kyç për garantimin e një procesi zgjedhor demokratik.
Misioni i OSBE/ODIHR do të vazhdojë të ndjekë nga afër zhvillimet zgjedhore në Shqipëri, duke siguruar një proces transparent dhe të monitoruar në përputhje me standardet ndërkombëtare.
LEXONI GJITHASHTU:
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë