Gazetari zbulon detaje nga vrasja e 22-vjeçares shqiptare e gjendur në valixhe
Gazetari Lorenco Nikolini ka bërë një pasqyrim të ngjarjes tragjike të ndodhur në Romë, ku pas një jave kërkimesh, policia italiane ka gjetur trupin e pajetë të Ilaria Sulës, 22-vjeçares shqiptare që ishte zhdukur më 25 mars.
Gazetari nga Italia tregon se është grupet hetimore kanë rindërtuar skemën nga fillimi të vrasjes së 22-vjeçares për një zbardhje më të detajuar të ngjarjes.
“Ilarja ishte zhdukur me 25 mars dhe nuk kishte më informacion rreth saj. Sot është gjetur trupi i saj rreth 40 kilometër larg Romës. Është një provincë e vogël e quajtur Poli. Trupi ishte brenda një valixheje dhe pas hetimeve të policisë është rindërtuar vrasja e saj.
Këto hetime tregojnë se ish i dashuri i saj filipinez e ka qëlluar atë me thikë dhe më pas e ka vendosur trupin brenda në valixhe. Autopsia, e cila do të bëhet disa orë më pas në Universitetin ku Ilaria studionte, do zbulojë nëse është një vdekje që mund të ketë ndodhur disa ditë pas zhdukjes së saj”, tha Lorenco Nikolini.
I pyetur lidhur me dyshimet që janë ngritur për ish të dashurin e 22-vjeçares si autori i krimit, gazetari theksoi se edhe pse momentalisht është i vetmi i dyshuar për këtë ngjarje, 23-vjeçari është përshkruar nga njerëz që e njihnin si një person të qetë. Nikolini tha se gjatë marrjes në pyetje, ish i dashuri i Ilarias nuk ka pohuar kryerjen e një akti të tillë dhe është përpjekur të mbrohet.
“Dimë shumë pak rreth ish të dashurit të Ilarias. Është një qytetar nga Filipinet, 23 vjeç dhe si Ilaria, edhe ai jetonte në Romë prej disa kohësh. Komshitë e tij e përshkruanin edhe sot si një djalë të qetë dhe jo i dyshuar që mund të kryente një akt të tillë. Nuk përjashtohet fakti që ai mund të ketë planifikuar vrasjen e saj me kërkime online. 23 vjeçari është ende në komisariat. Ai në pjesën e parë është përpjekur të mbrohet por më pas është munduar të adresojë hetimet. Hetimet kanë arritur të zbulojnë vendngjarjen falë bisedave telefonike të zhvilluara mes Ilarias dhe ish të dashurit të saj. Ai është i vetmi person i dyshuar në këtë situatë”, tha gazetari Nikolini.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West