Granit Xhaka përplaset me tifozët pas eleminimit nga skuadra e kategorisë së tretë
Leverkuseni i ka thënë lamtumirë një tjetër trofeu këtë sezon, Kupës së Gjermanisë, pasi u eliminua nga një skuadër e kategorisë së tretë.
Të besuarit e Xabi Alonsos u surprizuan në transfertë nga Arminia, që i mposhti me rezultatin 2-1. Të tre golat u shënuan në pjesën e parë, ndërsa, si rrallëherë, “Aspirinat” nuk arritën të reagojnë në pjesën e dytë.
Pas përfundimit të ndeshjes, tifozët shpërthyen ndaj lojtarëve, dhe Granit Xhaka shkoi t’i qetësonte, por nuk pati sukses. Xhaka u afrua te tifozët për t’u shpjeguar rreth formës së dobët të ekipit, por ka pasur një përplasje mes tij dhe tifozëve, me tensionet që u ngritën dhe mund të kishin kaluar në një përleshje fizike, nëse nuk do të kishin ndërhyrë mbështetësit e tjerë.
Pavarësisht që luajnë në Ligën e Tretë, Arminia Bielefeld ka eliminuar katër skuadra të Bundesligës këtë sezon në Kupën e Gjermanisë: Union Berlin, Freiburg, Werder Bremen dhe Leverkusen.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset