Naser Nika: Presim firmën e Trump për të festuar 28 Nëntorin në Shtëpinë e Bardhë

2 Prill 2025 | 20:31

Në një lidhje live për emisionin “People” në Euronews Albania, Naser Nika, Kryetar i Shoqatës Shqiptaro-Amerikane në Staten Island, dha detaje rreth kërkesës së një grupi organizatash shqiptaro-amerikane që Shtëpia e Bardhë të njohë 28 Nëntorin si Ditën Shqiptare të Pavarësisë.

Ai shpjegoi si ka lindur kjo iniciativë dhe rolin e kongresmenes republikane, Nicole Malliotakis, duke theksuar se të gjitha procedurat kanë përfunduar dhe tani pritet vetëm firma e presidentit Donald Trump.

“Menduam që të jemi në harmoni me Trump…, me thënë të drejtën, këtë e kishim menduar që vitin e kaluar. Po kërkonim që Dita e Pavarësisë të festohet në nivelin më të lartë në Shtëpinë e Bardhë, dhe shpresoj se këtë vit do ta arrijmë qëllimin dhe do ta bëjmë këtë festë të madhe për shqiptarët. Kisha nisur përpjekjet vitin e kaluar, por kongresmenia, e cila më mbështet, është republikane, kishte pak vështirësi atë vit, pasi ishte fushata zgjedhore. Ajo më premtoi se nëse Trump do të fitonte zgjedhjet, do ta organizonim këtë ngjarje në vitin 2025. Kemi bërë shumë shoqata dhe kemi mbyllur të gjitha procedurat. Nga shtatori pritet një përgjigje nëse do të organizohet ceremonia. Tani kemi mbyllur çdo gjë, thjesht pritet firma e presidentit Donald Trump. Nëse flamuri do të ngrihet në Shtëpinë e Bardhë, do të jetë një moment historik”, tha Nika.

Kujtojmë që Nika kishte njoftuar më herët se kongresmenia Nicole Malliotakis ka paraqitur pranë Zyrës Ekzekutive të Presidentit të Shteteve të Bashkuara kërkesën e një grupi organizatash shqiptaro-amerikane që Shtëpia e Bardhë të njohë 28 Nëntorin si Ditën Shqiptare të Pavarësisë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona

Katër persona humbën jetën të enjten pas një aksidenti të një aeroplani të vogël pranë qytetit Medulin në Istria, në bregdetin e Kroacisë. “Sipas informacionit që...
14:50 | 04/06/2026

Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës

Lideri i ri i Iranit, Ajatollah Mojtaba Khamenei shpalli fitoren e Republikës Islamike në luftën me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin, duke thënë se “armiku...
14:50 | 04/06/2026

Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat

Një person u vra dhe një tjetër u plagos rëndë pasi një tren mallrash u përplas me një kamion në lindje të Iowës të mërkurën në...
14:39 | 04/06/2026