Serbia heq flamurin e Kosovës nga Kongresi i UEFA-s: I kërkojmë falje popullit serb

3 Prill 2025 | 14:53

Flamuri i Kosovës u vendos të mërkurën në Beograd, në hyrje të sallës ku po mbahet Kongresi i 49-të i UEFA-s.

Ndërsa një ditë më pas, këtë të enjte, Federata e Futbollit e Serbisë e ka hequr flamurin e Kosovës dhe u ka kërkuar falje të gjithë serbëve duke e cilësuar lejimin e vendosjes së flamurit si neglizhencë.

“Reaguam së bashku, shpejt dhe me vendosmëri, dhe me përgjegjësi të plotë informojmë publikun se nuk ka asnjë flamur apo simbol të Kosovës në Kongresin e UEFA-s sot në Beograd”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Por jo vetëm kaq, edhe në sallën ku po mbahet ky Kongres, të gjitha vendet anëtare përfaqësohen me flamujt e tyre, përveç Kosovës, e cila shihet vetëm me logon e Federatës së Futbollit të Kosovës.

Federata Serbe ka reaguar nëpërmjet një komunikate, ku ka kërkuar falje për gjithë serbët:

“Kongresi i 49-të i UEFA-s po zhvillohet sot në Beograd, një nga ngjarjet më të mëdha që është mbajtur ndonjëherë në vendin tonë. Kongresi organizohet nga UEFA, ndërsa Federata e Futbollit e Serbisë mirëpret figurat më të rëndësishme të futbollit në Evropë dhe botë. Organizimi i jashtëzakonshëm u zbeh nga një neglizhencë e organizatorëve, të cilën një pjesëmarrës në Kongres u përpoq ta shfrytëzonte për interesa jo-futbollistike. Reaguam së bashku, shpejt dhe me vendosmëri, dhe me përgjegjësi të plotë informojmë publikun se nuk ka asnjë flamur apo simbol të Kosovës në Kongresin e UEFA-s sot në Beograd. Kërkojmë ndjesë për çdo qytetar tonin dhe çdo anëtar të popullit tonë, veçanërisht për bashkëkombësit tanë në Kosovë, të cilët u ndjenë të shqetësuar dhe të lënduar nga kjo mungesë vëmendjeje e organizatorit, e cila u korrigjua menjëherë pas reagimit tonë”, thuhet në komunikatën e Federatës Serbe të Futbollit.

Kujtojmë që një ditë më parë Presidenti i FFK-s, Agim Ademi ka pozuar me flamurin e Kosovës në Kongresin e UEFA-s në Beograd.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ngërçi politik, Vetëvendosje pret marrëveshje me LDK para konstituimit të Kuvendit

Në pritje të seancës së parë të legjislaturës së re të Kuvendit të Kosovës, nuk ka asnjë lëvizje për mundësinë e arritjes së ndonjë marrëveshje...
18:29 | 23/07/2026

Deçan, 56-vjeçari humb jetën nga të shtënat me armë zjarri, dyshohet se u qëllua nga djali i tij

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në fshatin Strellc të komunës së Deçanit, ku një 56-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e të shtënave me armë...
16:00 | 23/07/2026

BE ndaj institucioneve të Kosovës: Ndaleni menjëherë rrënimin e villave në Ujman!

Bashkimi Evropian në Kosovë u ka bërë thirrje autoriteteve në Kosovë që të ndërpresin menjëherë rrënimin e villave të pronarëve serbë në afërsi të Liqenit...
16:25 | 22/07/2026