Pamjet/ Momenti kur digjet autobusi i linjës Tiranë-Sarandë, shpëtojnë pasagjerët

5 Prill 2025 | 12:41

Euronews Albanai ka siguruar pamjet kur autobusi i linjës Tiranë-Sarandë është përfshirë nga zjarri.

Ngjarja ndodhi paraditen e kësaj të shtune në dalje të tunelit të Kardhiqit ndërsa policia thotë se flakët kanë rënë kur autobusi ka qenë në lëvizje duke transportuar pasagjerët nga Tirana drejt Sarandës.

Pasagjerët i ka kapur paniku dhe por fatmirësisht të gjithë kanë dalë me shpejtësi dhe asnjë prej tyre nuk është lënduar.

Siç shihet dhe nga pamjet, flakët kanë përpirë totalisht autobusin, teksa një shtëllungë e madhe e tymit ka mbuluar zonën.

Sipas policisë shkak i flakëve dyshohet se është bërë një një defekt në motor, ndërsa brenda janë djegur edhe sende personale të pasagjerëve.

Delvinë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 11:40, pranë tunelit të Skërficës, dyshohet se, si pasojë e një defekti në motor, ka marrë flakë në ecje një autobus me udhëtarë, i linjës Tiranë-Sarandë, me drejtues shtetasin Gëzim Allkushi.

Si pasojë, janë shkaktuar vetëm dëme materiale dhe nuk ka persona të dëmtuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë. Nga përplasja me armë humb i jetën...
09:31 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026