EMRI| Përplasi me makinë 65-vjeçaren, kush është autori që u largua nga vendngjarja

5 Prill 2025 | 19:04

Përplasi me automjet një 65-vjeçare dhe u largua nga vendi i aksidentit, pas ndjekjes intensive dhe kontrolleve nga Policia, indetifikohet dhe shpallet në kërkim drejtuesi i automjetit, Guri Metko 27 vjeç, banues në Dërsnik.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor pas kontrolleve intensive të bëra dhe vëzhgimit të kamerave në zonën ku ndodhi aksidenti kanë bërë të mundur indetifikimin e automjetit dhe drejtuesit të tij, i cili  u largua nga vendi i aksidentit.

Rreth orës 17:40, në fshatin Bulgarec, Metko me automjetin që drejtonte, përplasi Selime Qelemenin, 65 vjeçe, këmbësore, e cila si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital.

Hetimet vijojnë punë për kapjen e 27 vjeçarit.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026