“18 vjeçe shisja rroba të përdorura!” Julinda Dhame: Ika nga shtëpia…

6 Prill 2025 | 17:34

Këtë javë në “Profil” vjen Julinda Dhame për të sjellë rrugëtimin e saj të jetës me sfida dhe suksese, nga puna e parë si shitëse në tregun e rrobave të përdorura, te rritja e djalit të saj e vetme dhe deri te karriera e saj e gjatë si drejtuese në ministri dhe bashki! Tashmë ajo e sfidon veten me një tjetër nismë politike, si kandidate për deputete!

Në një rrëfim përballë Greta Topjanës, Dhame ka treguar se si kur ishte 18 vjeçe mendoi të largohej nga shtëpia për tu përballur me jetesën vetëm, ndërsa puna e saj e parë ka qenë shitja e rrobave të përdorura.

“Zgjodha inxhinierinë e mjedisit. Në atë kohë pata edhe një rebelizëm tjetër, pasi mbusha 18 vjeç dhe ika nga shtëpia. Mendoja se duhet të jetoja vetëm dhe këtë bëra. Ika nga shtëpia dhe fillova edhe të punoja edhe të bëja shkollën. Fakultetin e kam kaluar me punë dhe me shkollë. Puna ime e parë ka qenë te ish-ekspozita, aty ka qenë një fushë e madhe dhe kam shitur rroba të përdorura. Në fakt më vinte turp dhe vishesha si djalë me qëllimin që të mos më njihnin njerëzit, por qëllimi im ishte të mbaja veten dhe të bëja para”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026