Zbardhen emrat: Kush janë babë e bir që vranë me plumb në kokë Vladimir Topjanën
Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e rëndë të ndodhur mbrëmjen e së dielës, rreth orës 21:30, në qytetin italian të Fontanafredda. Viktima është 43-vjeçari shqiptar Vladimir Topjana, i cili u qëllua me armë zjarri në kokë pas një konflikti të çastit me dy bashkatdhetarë, baba e bir.
Sipas hetimeve paraprake, ngjarja ka ndodhur pranë një lokali të mbushur me klientë, ku po transmetohej ndeshja e futbollit mes Romës dhe Juventusit. Topjana ndodhej aty së bashku me djalin e tij. Në vendngjarje ka mbërritur një automjet tip “Audi” me ngjyrë të bardhë, nga i cili kanë zbritur Roger Shota, 34 vjeç, banues në Sacile, dhe i ati i tij, Pren Shota, 66 vjeç.
Në parkingun përballë lokalit, pas një shkëmbimi fjalësh me viktimën, situata u përshkallëzua. Edhe pse një klient tentoi të ndërhynte për të qetësuar palët, debati përfundoi në mënyrë tragjike.
Mediat italiane shkruajnë se utori i dyshuar, Roger Shota, ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar dy ose tre herë në drejtim të Topjanës, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Pas krimit, autorët janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes me të njëjtën makinë, duke u fshehur përkohësisht. Megjithatë, policia italiane ka mundur t’i identifikojë dhe t’i arrestojë.
LEXONI GJITHASHTU:
“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje