“Nuk u ka dhembur kurrizi nga samari”, Hila për kandidatët e rinj për deputetë
Gazetari Dritan Hila ishte këtë të hënë në “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania ku ka folur për situatën politike në prag të fushatës elektorale për zgjedhjet e 11 majit. Duke komentuar futjen në fushatë të fëmijëve të politikanëve, Hila tha se ky është një problem pasi mund të vrasë shpresën te të rinjtë që kanë ëndrra, vullnet dhe pasion për tu futur në politik.
“Nëse flasim për politik është e vërtetë që është rënduar dora me këtë listë që kemi. Jo vetëm ku babai deputet promovon djalin deputet, por edh enë rastin kur babai i atashuar fuqishëm në politik ja lë djalit të tij mundësinë për të vazhduar. Kjo është shumë e rëndë në politik sepse sjell edhe mungesën e shpresës.
Ka edhe një gjë tjetër, këtyre nuk u ka dhembur kurrë kurrizi nga samari, sepse kanë kaluar nga puplat në pupla. Këta nuk e dinë se çfarë është puna. Këtyre që nuk ua ka vrarë kurrizin samari që kalojnë nga universitetet e mira të shkolluar, i kalojnë për deputet, ky është fenomen shqetësues, pasi humbet shpresën te të rinjtë. Te ata të rinj që duan të merren me politik shikojnë që nuk mjafton të merresh me politik të kesh pasion, të kesh vullnet, por duhet e diçka tjetër. Për mua kjo është më e rënda dhe mendoj se duhet të ndalet këtu. Madje duhet të shikohet edhe sa herë flasin, se disa nuk kanë folur kurrë, e madje disa nuk u ka folur as babai”,-tha Hila.
LEXONI GJITHASHTU:
“Metamorfoza”, GJKKO dënon me 6 vite burg biznesmenin Pëllumb Gjoka dhe me 5 vite ish-shefin e Policisë Ardit Hasanbegaj
I akuzuar si pjesë e grupit të Luçiano Kuçekut, vetëdorëzohet në polici Erjon Rama
Rama reagon për amendamentin e PE-së: Nuk ka lidhje me Zvërnecin por me Nartë-Vjosën
- 09:31 Zvicra konfirmon shtyrjen e bisedimeve SHBA-Iran
- 09:30 Përfshihet nga flakët makina në fshatin Dukat, shkrumbohet plotësisht (VIDEO)
- 09:28 Kryeministri Babis: Çekia nuk do të arrijë përsëri objektivin e shpenzimeve të mbrojtjes të NATO-s këtë vit
- 09:18 Kryenegociatori i Iranit: SHBA të mos bëjë kërkesa të tepërta se do të përballet me përgjigje shkatërruese
- 09:15 Krizë financiare në Pentagon, raporti: SHBA-së i duhen 80 mld shtesë për të mbuluar kostot e luftës dhe operacionet e tjera
- 09:02 Shoferi i kamionit që përplasi për vdekje dy 13-vjeçare dënohet me 2500 euro gjobë, reagime në Turqi