Djali i Metës në politikë? Sulo: Rast specifik, nuk do ndodhte me Ilirin jashtë

7 Prill 2025 | 21:34

Gazetari Arian Sulo ishte këtë të hënë i ftuar në “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania ku ka komentuar zhvillimet e fundit politike. Ndër të tjerat ai ka komentuar edhe angazhimin e djalit të Ilir Metës, Besar Metaj në fushatë.

Ai tha se futja e tij në fushatë është një rast specifik për të dhënë më shumë siguri te votuesit, pasi sipas gazetarit një gjë e tillë nuk do kishte ndodhur nëse vetë Iliri do të ishte pjesë e fushatës dhe as nëse Monika Kryemadhi do të merrte pjesë në fushatë.

“Ka një specifik dalja e djalit të ilir Metës, Ai nuk o dilte nëse Ilir Meta do ishte i lirë dhe në fushatë. Gjithashtu në rast se do ishte Monika Kryemadhi ai nuk do dilte. Këto dy specifika e kanë bërë të nevojshme një mesazh për anëtarësim për militantët në këtë fushatë atipike dhe aty duhet çdo energji, çdo votë, aq më shumë një përfaqësues i familjes që i çon një mesazh elektoratit të PL-së se drejtimi i fushatës nga Tedi Blushi dhe djali i Ilir Metës ky është një mesazh sigurie. Por këtu kemi disa pikëpyetje, se mbetet trashëgimi familjare. Për mua ky është një problem në partitë e mëdha, jo më në parti më të vogla se e Ilir Metës është forcë e tretë”,-tha Sulo.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zgjaten hetimet për vrasja e gjyqtarit Kalaja, avokati i Shkambit kundërshton statusin “Dëshmor i Atdheut”

Prokuroria e Tiranës ka zgjatur me tre muaj afatet hetimore për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja. Vendimi është marrë pasi, sipas organit të akuzës, nevojiten...
12:40 | 16/07/2026

Reagon ministrja serbe: I kërkoj falje Vuçiçit

Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale e Serbisë, Snezhana Paunoviç, ka kërkuar falje pas reagimeve të forta që shkaktoi deklarata e saj për spastrimin...
12:29 | 16/07/2026

Spiropali publikon mocionin e dorëzuar në Asamble, kërkon reformimin e PS-së dhe ndryshimin e sistemit zgjedhor

Deputetja e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali, ka bërë publik mocionin e dorëzuar në Asamblenë e Përgjithshme të PS-së, përmes të cilit propozon hapjen e një...
11:39 | 16/07/2026