Të shtëna me armë zjarri në Fier, plagoset një grua

9 Prill 2025 | 14:28

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar pasditen e kësaj të mërkure në fshatin Sulaj të Fierit.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00 në afërsi të mbikalimit të Dërmënasit. Sipas burimeve zyrtare nga policia, dy persona dyshohet se i kanë zënë pritë shtetases Suzana Mërnica, e cila po udhëtonte me motor së bashku me djalin e saj. Ata kanë dalë përpara mjetit dhe kanë qëlluar në drejtim të saj me armë zjarri.

E plagosura, me profesion fermere, është transportuar me urgjencë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka identifikuar autorët, babë e bir, dhe po punon për kapjen e tyre.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026