Plagosje me thikë në Tiranë, shpallet në kërkim autori

26 Janar 2025 | 17:48

Një 53-vjeçar është plagosur me mjet prerës gjatë një konflikti për motive të dobëta në zonën e Yzberishtit, Tiranë.

Sipas njoftimi të policisë ngjarja ka ndodhur pas një mosmarrëveshje, ku autori ka goditur viktimën me mjet prerës, duke e lënë të plagosur.

Sipas informacioneve, viktima, E. Rr., 53 vjeç, ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në bashkëpunim me Strukturat e DVP Tiranë, kanë reaguar menjëherë pas njoftimit për ngjarjen dhe kanë nisur hetimet për identifikimin e autorit.

Si rezultat i veprimeve, është identifikuar autori i dyshuar, shtetasi A. P., 24 vjeç, banues në Tiranë. Policia ka nisur punën për kapjen e tij dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.

Materialet procedurale për ngjarjen i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestat, Rama përgjigjet nga Brukseli: Gjysmë të vërtetat gjejnë gjithmonë e më tepër hapësirë

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në konferencën e nëntë ndërqeveritare mes BE-së dhe Shqipërisë u pyet lidhur me protestat në Tiranë. Rama ka...
20:20 | 14/07/2026

Mbyllen negociatat për 3 kapituj, Rama nga Brukseli: Gur kilometrik në rrugëtimin e pakthyeshëm të Shqipërisë në BE

Kryeministri Edi Rama këtë të martë ka mbajtur fjalën e tij në konferencën e nëntë ndërqeveritare mes BE-së dhe Shqipërisë në Bruksel. Rama ka deklaruar...
20:05 | 14/07/2026

Si jepen komentet negative ndaj bizneseve? Eksperti: Ja si paguhen “bot”-et elektronike

Eksperti i sigurisë, Redion Qirjazi, i ftuar në Euronews Albania me Mirela Milori, ka deklaruar se sulmi me vlerësime negative reviews ndaj bizneseve në rrjete...
19:49 | 14/07/2026