Kërkoi lirimin nga qelia, gjykata refuzon kërkesën e vrasësit të biznesmenit Nikulaj
Gjykata e Lezhës ka refuzuar për herë të dytë kërkesën për lirim të Ruben Saraivës, shtetasit portugez të akuzuar për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj në prill të vitit 2023 në Shëngjin.
Vendimi u mor gjatë seancës gjyqësore të zhvilluar këtë të enjte, e cila u mbajt nën masa të rrepta sigurie.
Pas shqyrtimit të argumenteve të paraqitura nga palët, gjyqtari Lirim Bulica vendosi që Saraiva të vijojë të qëndrojë në paraburgim, duke vlerësuar se nuk ka kushte për ndryshimin e masës së sigurisë.
Ruben Saraiva u ekstradua në Shqipëri më 31 dhjetor 2023, pasi autoritetet marokene pranuan kërkesën e drejtësisë shqiptare për dorëzimin e tij. Ai është dërguar për gjykim si i pandehur për vrasjen me paramendim të Nikulajt, ngjarje që tronditi opinionin publik dhe për të cilën po zhvillohen hetime të zgjeruara.
Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 17:19 Planifikoi atentatin ndaj Ines Hajrullas, GJKKO dënon 11 vite burg Erio Zejnon
- 17:16 Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama
- 17:16 25 mijë vende të reja pune nga investimi i Amazon në Evropë
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Bayer Leverkusen shkarkon Hjulmandin, e zëvëndëson Martinez Novell
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij