Gazetarja: Hetuesit zbarkuan në ambientin ku dyshohet se u mbajt trupi i Ilarias

10 Prill 2025 | 16:41

Hetuesit italianë vijojnë punën për të zbardhur ngjarjen e rëndë të vrasjes së studentes shqiptare Ilaria Sula.

Sipas gazetares shqiptare në Itali, pavarësisht se autori është rrëfyer, çdo ditë që kalon dalin pikëpyetje të rëndësishme dhe hetuesit kanë dyshime të reja në lidhje me rrethanat e ngjarjes.

Nuk dihet sa i besueshëm mund të jetë rrëfimi i autorit.

Gazetarja Alba Kepi thotë se së fundmi hetuesit kanë kontrolluar bodrumin e pallatit, ku kanë mbledhur prova të mundshme në dobi të hetimeve për ngjarjen, pasi dyshojnë se trupi i Ilaria Sulës mund të ketë qenë mbajtur i fshehur aty, për t’u larguar më pas me anë të një valixheje.

“Ngjarja vazhdon të bëhet gjithmonë dhe më e komplikuar dhe gjithmonë po dalin pikëpyetje të rëndësishme që nuk po marrin përgjigje. Prokurori thotë se është një krim që duhet zbardhur, dhe këtë e dëshmojnë edhe veprimet e hetuesve, të cilët janë kthyer në banesën e Mark Samson dhe kanë ekzaminuar në mënyrë të veçantë kantinën e pallatit, pasi kanë dyshime të forta se trupi, para se të spostohej me valixhe dhe të hidhej rreth 40 kilometra larg, mund të ketë qenë fshehur në këtë bodrum pallati. Prokurorët kanë marrë aty të gjitha provat dhe analizat shkencore që do mund të zbardhin nëse trupi ka qenë aty dhe cilët janë personat e tjerë që kanë hyrë gjatë këtyre orëve të fundit”, tha gazetarja.

Gazetarja Kepi thotë se hetuesit kanë marrë dokumentacionin shkollor të filipinasit në universitetin “La Sapienza”.

“Po ashtu, ata kanë marrë dokumentacionin e autorit në universitetin “La Sapienza”. Gjatë rrëfimit të tij, vrasi ka thënë se në momentin që Ilaria Sula i ka kërkuar që të njihet me notat e tij të provimeve, raporti i tyre ka ndryshuar. Ky ankth i tij, ndoshta për faktin se mos prindërit e tij do të kuptonin gënjeshtrat e tij, pasi po shfaqet gjithmonë një profil i dyfishtë i tij, i sajuar me një jetë të dyfishtë. Me miqtë e njohur dhe familjen, ai ka dëshmuar se i duheshin shumë pak provime për t’u diplomuar, ndërsa e vërteta është që ai ishte shumë mbrapa me këto procese, edhe pse kishte katër vite shkollë në “La Sapienza”, tha ajo.

Ndërsa, sipas gazetares, edhe miku i autorit ka dëshmuar në polici për sjelljet e dyshimta të filipinasit pas ngjarjes dhe ka thënë se natën e vrasjes ata, së bashku me Markun, e kanë kaluar me dy turiste polakë.

“Miku i autorit të vrasjes thotë se ka kaluar mbrëmjen me mikun e tij, ku ka parë dëmtimet fizike të dorës së autorit. Ndërsa Mark Samson i ka thënë se e ka vrarë gjatë një zënke me dy persona. Më pas ata dy kanë kaluar natën me dy turiste polakë. Ai thotë se gjatë orëve që ka kaluar në shtëpinë e tij, Mark Antoni është mbyllur në banjo dhe në atë moment, në profilin e Ilaria Sulës, është shfaqur një status ku ajo thotë: “Jam mirë, mos u bëni merak.” Mark kishte thënë se Ilaria është lidhur me një djalë nga Napoli dhe ishte larguar, sepse donte të rrinte me atë”, tha gazetarja.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë. Nga përplasja me armë humb i jetën...
09:31 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026