Krijoi paisjen që riciklon ullirin për ngrohje, historia e mekanikut nga Libohova

10 Prill 2025 | 17:12

Fatmir Meçani nga Libohova ka punuar gjithë jetën si mekanik në ndërmarrjet e kohës.

Dijet nga ky profesion ai i ka përfeksionuar me kohën dhe sot ka shpikur një makineri e cila mbetjet e ullirit i riciklon dhe i përdor për ngrohje përmes djegies.

“Kisha shumë bërsi, se kisha shumë ullinj. U mundova dhe modifikova këtë. Kisha një makinë qepëse që e kisha sjellë nga Greqia dhe një pulexho të lavatriçes, megjithë suportin me kuzhineta. E modifikova me një tubo nga këto transmisioni të makinave dhe e realizova, dhe më dha shumë rezultat. Kjo, që ta shfrytëzosh gjithë kapacitetin e kësaj, duhen tre veta”, thotë mekaniku Fatmir Meçani.

Me modesti, Fatmiri nuk e cilëson shpikje këtë makineri për përpunimin e mbetjeve të ullirit. Tashmë përdorimi për ngrohje i ullinjve të ricikluar ka tërhequr interes jo vetëm në zonën e Libohovës, por edhe më gjerë.

“Të gjithë shumë të habitur kanë ngelur dhe vijnë, i marrin, mbaj sasinë që më duhet për vete, ndërsa të tjerët e shes tepricën. Nuk ia plotësoj dot dëshirën, sepse sasia është e limituar. S’ja realizoj dot të gjithëve. Vijnë dhe marrin ata që e marrin. I kam klientë të përhershëm tani, ja ruaj atë pjesën,” thotë mekaniku Fatmir Meçani.

“Nuk shkon një gram dëm. Çfarë ngelet nga vaji, e gjitha bëhet bërsi për djegie. Briketa nuk shkojnë dëm, asgjë, sepse më përpara e hidhja edhe për pleh, por nuk ia vlen,” thotë ai.

Për mekanikun 70-vjeçar, ulliri është pemë e shenjtë, pasi mund të përdoret për konsum, prodhimin e vajit dhe tashmë falë makinerisë së shpikur prej tij, edhe për ngrohje.

“Ulliri është mbreti i pemëve. Ulliri është vlerësuar që në kohë të lashta, jo sot. Nuk diskutohet, pemë shekullore që jeton gjatë. Ulliri është ta krahasosh me floririn. E ha vaj, e ha të kripur, plus që edhe mbetjet nuk shkojnë dëm,” thotë ai.

Tashmë, në zonën e Gjirokastrës, po vjen në rritje numri i kultivuesve të pemës së ullirit, duke krijuar një traditë të veçantë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026