Kreu i ARRSH paraqitet në SPAK
Kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar Gentian Gjyli është paraqitur të premten në Prokurorinë e Posaçme.
Kjo është hera e dytë që zyrtari i lartë shkon në SPAK. Në janar Gjyli dha shpjegime për rreth 2 orë.
Gjyli zëvendësoi në këtë detyre Ervis Berberin, i cili ndodhet në paraburgim që prej datës 16 mars të këtij viti. Bashkë me të, u arrestuan edhe Valter Begaj dhe Ervis Lami. Ky i fundit u lirua nga gjykata e shkallës së parë, por Apeli i Posaçëm e riktheu sërish në qeli, pas ankimimit të vendimit nga Prokuroria e Posaçme (SPAK).
Hetimet e SPAK zbuluan se Berberi, gjatë kohës që ishte në krye të Agjencisë për Eficiencën e Energjisë dhe më pas në ARRSH, kishte dhënë gjashtë tenderë për kompaninë e ortakut të tij, Valter Begaj. Fitimet nga këto tenderë përfundonin tek kompania që ai zotëronte në mënyrë indirekte.
LEXONI GJITHASHTU:
Protesta qytetare në Tiranë, policia procedon 9 persona
Dita e 22-të e protestës, disa qytetarë me çadra plazhi prej mëngjesit para Kryeministrisë (VIDEO)
Banorët shembin rrethimin në Kakome (VIDEO)
- 18:22 Berisha: Grisja e flamurit izraelit akt kriminal, të ndëshkohet autori
- 18:00 Pas sulmeve të javës së kaluar, Trump paralajmëron Iranin: Ndaloni Hezbollahun ose do të godasim më fort
- 17:21 Spiropali i përgjigjet Ramës: Do ta kemi Marrëveshjen e Re për Shqipërinë
- 17:04 Pas sulmeve të javës së kaluar, Trump paralajmëron Iranin: Ndaloni Hezbollahun ose do të godasim më fort
- 16:58 Protesta qytetare në Tiranë, policia procedon 9 persona
- 16:37 Trump: Starmer do të japë dorëheqjen si kryeministër i Britanisë