Kush është miu? Rama i përgjigjet LaCivitës: Bravo që gjen budallenj që të paguajnë
Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalimit në fushatën e PS-së për zgjedhjet e 11 Majit, iu është përgjigjur postimit të Chris LaCivita, drejtuesit amerikan të fushatës së PD-së, i cili shpërndau një video në platformën X, ku shfaqet një buf që ha një mi.
“Këneta thotë se anëtarësimi ynë në BE nuk është prioritet dhe se ai do të ndodhë sidoqoftë. Por prioritet sipas kënetës është kthimi i bufit për të tretën herë në krye të vendit, pasi në dy herët e mëparshme nuk e shkatërroi dhe rrënon mjaftueshëm Shqipërinë.
Për këtë prioritet bufi ka sjellë me kush e di se sa para që kush e di ku i ka gjetur, edhe një latif nga Amerika, latifi për të gjithë ne që jemi rritur në lagjet e Tironës të kujton atë të fortin e lagjes që qullësi poshtë pallatit shkon e thërret i thotë “hajde latif se ata do të më rrahin”. Latifi kishte publikuar dje një buf që hante një mi dhe kishte ngritur pyetjen se kush është miu.
Atij bravo i qoftë se të gjesh budallenj që të paguajnë gjithë ato para për të duartrokitur edhe kur ia fut asaj që nuk thuhet në atë farë feje është vërtet të kesh lindur me këmishë.
Për miun ka shumë kandidatë, që nga Luli i shkretë që harroi që ishte mi dhe u soll si ari dhe deri tek ai i shkreti nga Kavaja, fituesi i primareve të Tiranës që bufi e kullufiti si të ishte thjesht një mi”, tha Rama.
LEXONI GJITHASHTU:
Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve