Pranvera rikthen shpendët shtegëtarë në Gjirokastër, bëhet apel për mbrojtjen e tyre

12 Prill 2025 | 16:06

Stina e pranverës po rikthen në Gjirokastër shpendët shtegëtarë duke përfshirë edhe llojet e rralla të tyre. Lugina e Drinos shërben si habitat për shtegëtimin e shumë llojeve të shpendëve nga vendet e ngrohta. Aktualisht përgjatë kësaj lugine janë disa shpendë në rrezik zhdukje që kanë ndërtuar foletë e tyre.

“Siç dihet, kjo luginë është ndër luginat me rëndësi të veçantë jo vetëm për natyrën dhe faunën e saj por është me rëndësi të madhe dhe për shpendët, shtegëtarë, lugina është një korridor shtegëtimi për të gjitha llojet e shpendëve të cilët kalojnë nëpërmjet Afrikës, Ballkanit dhe në Europë, gjatë periudhës së shtegtimit me dhjetra e dhjetra lloje kalojnë nëpër këtë luginë ku disa lloje kryesore zgjedhin këtë luginë dhe për folezimin e tyre”, tha Grigor Dushi, Ambjentalist.

Lejleku është një shpend i rrallë që ka folezuar në luginën e Drinos. Ky lloj numëron më pak se 10 çifte në Shqipëri dhe listohet si lloj i rrezikuar në mënyrë kritike për zhdukje. Pjesë e shpendëve të radhë të rikthyer është edhe një lloj i kalit të qyqes në rrezik zhdukje. Ambjentalistët apelojnë për mbrojtjen dhe mosdëmtimin e këtyre shpendëve.

“Deri tani kemi konstatuar në Qarkun e  Gjirokastrës rreth 4 çifte lejlekësh që po folezojnë, lejleku vitet e fundit preferon që të folezojë në Qarkun tonë, gjithashtu edhe gjatë kësaj periudhe kemi konstatuar edhe dy çifte të kalit të qyqes të cilët kanë filluar të folezojnë në territoret e tyre, njëra është në Gjirokastër dhe tjetra në Bashkinë Dropull, ne jemi në monitorim të vazhdueshëm të këtyre shpendëve në mënyrë që këta të ruhen nga dëmtuesit dhe nga helmimet”, shtoi Dushi.

Zona e Gjirokastrës ka një florë dhe faunë mjaft të pasur dhe të larmishme që po shërbejnë edhe si atraksion turistik për vizitorët dhe dashamirësit e mjedisit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

GJKKO dënon me burgim të përjetshëm Plaurent Dervishajn, 35 vite burg për Julian Meçajn

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka dënuar me burgim të përjetshëm Plaurent Dervishajn dhe me 35 vite burg Julian Meçajn,...
10:12 | 26/06/2026

Rikthehet MABCO në Aeroportin e Vlorës pas vendimit të Gjykatës së Lartë, pritet rinisja e punimeve

Pas zbardhjes së vendimit të Gjykatës së Lartë, përfaqësuesit e kompanisë MABCO, së bashku me nënkontraktorët e saj, pritet të rikthehen këtë të premte në...
09:07 | 26/06/2026

Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)

Dy persona janë vënë në pranga nga policia në Shkodër. Ata u arrestuan lidhur me të shtënat e regjistruara mbrëmjen e së enjtes në lagjen...
09:06 | 26/06/2026