Kultivonin bimë narkotike në Kuçovë, 1 i arrestuar, shpallen në kërkim 2 të tjerë
Komisariati i Policisë Kuçovë, ka zbardhur një rast të kultivimit të bimëve narkotike kanabis në vitin 2021.
Në kuadër të operacionit, është arrestuar shtetasi me iniciale Sh. H., 28 vjeç, banues në fshatin Mendrak, Kuçovë, i dyshuar për kultivimin e bimëve narkotike kanabis në fshatin e tij. Po ashtu, janë shpallur në kërkim shtetasit B. Ll., 23 vjeç, banues në Lezhë, dhe E. M., 34 vjeç, banues në Tiranë, të cilët dyshohen të jenë autorë të këtij kultivimi.
Ngjarja e vitit 2021, kur Policia ka zbuluar dhe asgjësuar qindra bimë narkotike në fshatin Mendrak, është zbardhur pas një hetimi disa vjeçar, duke çuar në veprime të mëtejshme hetimore dhe operacionale.
Gjithashtu, gjatë kontrollimeve të kryera në kuadër të operacionit, Policia ka proceduar penalisht katër shtetas të tjerë për shkelje të ligjit.
- E. G., 29 vjeç, banues në fshatin Mendrak, Kuçovë, i cili ishte i dënuar më parë në Mbretërinë e Bashkuar për kultivim narkotikësh. Në banesën e tij janë gjetur 16.980 paund britanikë, dyshohet të kenë ardhur nga aktiviteti kriminal.
- V. H., 51 vjeçe, banuese në fshatin Mendrak, Kuçovë, për mbajtjen pa leje të një arme gjahu dhe fishekëve të armës.
- R. G., 54 vjeç, banues në fshatin Mendrak, Kuçovë, për mbajtjen pa leje të një arme sportive dhe fishekëve luftarakë.
- V. (Q). K., banues në fshatin Magjat, Kuçovë, për mbajtjen pa leje të fishekëve të armës së gjahut
Ata janë akuzuar për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, si dhe “Pastrimi i produktit të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
LEXONI GJITHASHTU:
“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje