Haradinaj: Shteti serb duhet të ballafaqohet me krimet e veta

13 Prill 2025 | 11:31

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar sot masakrat në Istog dhe Ferizaj të kryera nga forcat serbe gjatë prillit të vitit 1999, duke nënvizuar se liria e Kosovës u pagua me një çmim të madh dhe se drejtësia ende nuk është vendosur.

“Liria që gëzojmë sot u pagua me një çmim të madh. Shumë familje humbën më të dashurit e tyre nga terrori shtetëror serb, i cili kishte për qëllim shfarosjen e një populli të tërë. Armiku nuk kurseu as foshnjat, as fëmijët në prehër të nënave, pleqtë e të pambrojturit”, ka shkruar Haradinaj.

Ai ka përkujtuar masakrën në fshatin Studenicë të Istogut, ku forcat serbe ekzekutuan në mënyrë barbare nëntë civilë shqiptarë – tetë anëtarë të familjes Lipaj dhe një nga familja Zeqiraj. Ata u rrethuan në shtëpi, u nxorën në oborr dhe u vranë nga afërsia, ndërsa trupat e tyre u hodhën në një bunar pranë shtëpisë, të cilin më pas armiku e shkatërroi për të zhdukur gjurmët e krimit.

Masakra të tjera u kryen po atë ditë edhe në Fshatin e Vjetër të Ferizajt, ku forcat serbe vranë shtatë anëtarë të familjes Zeka dhe dy të familjes Hoxha.

“Edhe sot, pas më shumë se dy dekadash, drejtësia nuk e ka kryer misionin e saj për të dënuar ekzekutorët e këtyre krimeve barbare. Shteti serb duhet të ballafaqohet me krimet e veta,” ka përfunduar Haradinaj.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vuçiç: Kosova pjesë e Serbisë, po forcojmë ushtrinë për të mbrojtur vendin

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi se Kosova dhe Metohia janë pjesë e Serbisë, gjatë ceremonisë së promovimit të oficerëve të rinj të Forcave të...
19:30 | 25/07/2026

Kurti kundër rikthimit të gjyqtarëve e prokurorëve serbë: Largimi i tyre ishte akt politik

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka kundërshtuar rikthimin në sistemin e drejtësisë të gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë që dhanë dorëheqjen në vitin 2022,...
15:55 | 24/07/2026

Gjykata Themelore dënon me 2 vite burg dhe 5 mijë euro gjobë ish-kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti

Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti këtë të premte është shpallur fajtor lidhur me akuzën për mosdeklarimin e 172 mijë e 600 eurove. Gjykata Themelore në...
14:35 | 24/07/2026