Konferenca IV ndërqeveritare, Sikorski: Kapitujt e çelur sot jetikë për integrimin

14 Prill 2025 | 19:54

Shqipëria zhvilloi sot konferencën e katërt ndërqeveritare në kuadër të procesit të saj të integrimit në Bashkimin Europian, ku i pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama.

Ministri i jashtëm i Polonisë (vend që mban Presidencën e Këshillit të BE), Radosław Sikorski tha se grup-kapitujt e çelur sot janë jetikë për integrimin ekonomik të Shqipërisë në BE.

Ai përgëzoi vendin për përkushtimin në rrugën drejt Bashkimit Evropian, ndërsa theksoi faktin se shumica e shqiptarëve e shohin të ardhmen në BE.

“E mbyllëm 2024 me një vizitë në Shqipëri, në 2025 zgjerimi në BE ishte kryefjalë. Kapitujt që hapëm sot janë jetikë për integrimin ekonomik të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Përgëzojmë qeverinë Rama për përpjekjet tuaja në rrugën drejt BE-së. Dua të theksoj faktin që shumica dërrmuese e shqiptarëve mbështet rrugën tuaj dhe kjo është një shtysë pozitive për të përshpejtuar procesin. Përgëzoj Shqipërinë që është një partnere e besueshme në fushën e sigurisë, si aleate e NATO-s dhe për mbështetjen ndaj Ukrainës. BE-ja është e ardhmja e mirë, e sigurt dhe e begatë, të cilën e kemi përjetuar në Poloni që prej vitit 2004″, – tha Sikorsi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nesër seancë plenare, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit në orën 10:00

Një detaji i ri nga protesta është se të martën protestuesit kanë njoftuar se do të zhvillojnë edhe një protestë para Parlamentit. Protesta do të...
22:11 | 29/06/2026

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës (VIDEO)

Mbrëmjen e kësaj të hënë ka nisur marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës. Pas disa orësh para Kryeministrisë, protestuesit kanë vijuar me agjendën e...
21:58 | 29/06/2026

Protestuesit marrin banderolën nga ambientet e Politeknikut, e valëvisin në shesh (VIDEO)

Pas hyrjes në ambientet e Politeknikut, një grup protestuesish kanë arritur të marrin banderolën e cila u hoq në murin kryesor të Universitetit. Ata u...
21:15 | 29/06/2026