Rama në Konferencën Ndërqeveritare me BE, hapet grup-kapitulli i dytë i negociatave
Shqipëria do të zhvillojë këtë të hënë konferencën e katërt ndërqeveritare BE-Shqipëri në Luksemburg, ku i pranishëm do të jetë edhe kreu i qeverisë, Edi Rama.
Shqipëria çel grupkapitullin e dytë të negociatave me Bashkimin Evropian, ndërsa ky klaster përfshin 9 kapituj që prekin fusha themelore për integrimin ekonomik dhe tregun e lirë, përfshirë lëvizjen e lirë të mallrave, punëtorëve, kapitalit, pronësinë intelektuale, shërbimet financiare, mbrojtjen e konsumatorëve etj.
Grupkapitulli i II-të i negociatave përmban:
Kapitulli 1: Lëvizja e lirë e mallrave
Kapitulli 2: Lëvizja e lirë e punëtorëve
Kapitulli 3: E drejta e themelimit dhe liria për të ofruar shërbime
Kapitulli 4: Lëvizja e lirë e kapitalit
Kapitulli 6: Legjislacioni për shoqëritë tregtare
Kapitulli 7: E drejta e pronësisë intelektuale
Kapitulli 8: Politika e konkurrencës
Kapitulli 9: Shërbimet financiare
Kapitulli 28: Mbrojtja e konsumatorit dhe shëndetit
Në tetor të 2024-ës, gjatë kohës që Hungaria mbante presidencën e Bashkimit Evropian, vendi ynë hapi zyrtarisht grupkapitullin e parë dhe më të rëndësishëm, atë të kapitujve themelorë që prekin drejtësinë, administratën dhe shtetin e së drejtës. Ndërsa pak javë më pas, më 17 dhjetor, u çel grupkapitulli i marrëdhënieve me jashtë, me bisedimet për politikën e jashtme dhe sigurinë.
Në lidhje me këtë, ka reaguar dhe kryeministri Edi Rama në një status në rrjetet sociale, ku shkruan:
“MIRËMËNGJES! Me kënaqësinë e madhe, e falënderimin e përulur, për mikpritjen e djeshme të shqiptarëve të Italisë në Milano, si edhe me lajmin e bukur të hapjes sot të një tjetër grupi kapitujsh të negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Evropian, ju uroj një ditë të mbarë”
Axhenda:
09:16 – Doorstep me z. Antonio Costa, Presidenti i Këshillit Evropian
18:00 – Hapja e Konferencës Ndërqeveritare 4: Grupkapitulli II – “Tregu i Brendshëm”
19:30 – Konferencë e përbashkët shtypi e Kryeministrit Rama me Radosław Sikorski, Ministër i Punëve të Jashtme të Polonisë (mban Presidencën e Këshillit të BE), dhe Marta Kos, Komisioneri për Fqinjësinë dhe Negociatat për Zgjerimin.
LEXONI GJITHASHTU:
Prodhimi i energjisë elektrike u rrit 43% në maj, HEC-ET mbajtën peshën kryesore
40 mijë kërkesa, shtyhet edhe 10 ditë afati i aplikimeve për subvencionet e fermerëve
Samiti i “Accenture Greqi” në Tiranë: Si inteligjenca artificiale po transformon bizneset
- 11:19 Australia shtrëngon kontrollin mbi rrjetet sociale, gjoba deri në 99 milionë dollarë për shkeljen e ligjit
- 10:43 Dy automjete përfshihen nga flakët gjatë natës në Elbasan, nisin hetimet
- 10:29 Aksident në Novoselë, përplasen një makinë dhe një motor, plagoset drejtuesi i motomjetit
- 10:23 “Ata kanë nevojë që zgjidhja të mos vijë kurrë, Rama: Protestat po ushqehen nga aktorë që kërkojnë kaos
- 10:22 Ndërron jetë i burgosuri në Shkodër, ndodhej në qeli me të birin
- 10:20 Qarkullonte me armë zjarri në automjet, Policia arreston 31-vjeçarin nga Lezha në Rinas