Rrugës për në Luksemburg, Rama: Shqipëria, zonjë në sallonin e Bashkimit Europian

14 Prill 2025 | 14:17

Kryeministri Rama ishte këtë të hënë në Bruksel, ndërsa pasdite do të jetë në Luksemburg, në konferencën ndërqeveritare me BE-në, ku Shqipëria do të hapë një grup kapitujsh negociatash të reja.

Gjatë rrugës për në Bruksel, ai bëri një video në rubrikën e tij në rrjetet sociale “Ç’kemi ndonjë të re?”, ku theksoi se negociatat synohet të përfundojnë në vitin 2027, duke e bërë Shqipërinë të gatshme për anëtarësim pas kësaj periudhe.

Rama nuk kurseu ironitë ndaj opozitës, duke vijuar t’i quajë si përfaqësues të “kënetës”, ndërsa tha se Shqipëria, në vitin 2030, do të jetë “zonjë” në sallonin e Bashkimit Europian.

“Po si thanë këta të kënetës që nuk ka më hapje kapitujsh? Iku kjo punë, e bllokoi BE narko-shtetin, se vetë bufi shkoi në Europë bashkë me qirje Dulen – dhe as darkë nuk i dhanë Kryeministrit! Epo ja ku jam, rrugës nga Brukseli në Luksemburg, ku sot pasdite hapet grup-kapitulli i tretë i negociatave me Bashkimin Europian, sinjal tjetër, dëshmi kokëfortë se po ecim pa u ndalur në rrugën drejt majës së Shqipërisë 2030, zonjë, në sallonin kryesor të Bashkimit Europian”, tha Rama.

“Ky i sotmi është një tjetër stacion që konfirmon se vetëm ne e dimë këtë rrugë, dhe sot jemi një hap tjetër më pranë objektivit tonë madhor: mbyllja e negociatave të anëtarësimit brenda vitit 2027. Ky është një objektiv super ambicioz, por plotësisht i arritshëm nëse qëndrojmë bashkë, pa humbur asnjë minutë, të lidhur dorë për dore, dhe vazhdojmë me të njëjtin përkushtim, seriozitet dhe unitet kombëtar në këtë rrugëtim historik”, tha ai.

Rama e cilësoi këtë moment si të paprecedent dhe si një zhvillim që, sipas tij, “Zoti e deshi, që fati europian i Shqipërisë të jetë sot në dorën tonë dhe të ecë drejt Europës.”

“E ardhmja europiane e Shqipërisë nuk është më një aspiratë, është një proces që po ecën përpara, drejt portës së hapur për ne si asnjëherë më parë. Ky është momenti që Zoti e deshi që fati europian i Shqipërisë të jetë sot në dorën tonë dhe unë ju them: Le ta fitojmë së bashku betejën historike të Shqipërisë me Europën, dhe të Europës me Shqipërinë”, tha Rama.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Irani i përgjigjet Macron: Franca të mos provokojë situatën në Hormuz, çminimin e bëjmë vetë

“Çminimi i Ngushticës së Hormuzit është një operacion që do të kryhet ekskluzivisht nga Irani, në përputhje me Memorandumin e Mirëkuptimit (MoU) midis Teheranit dhe...
22:20 | 29/06/2026

“Batmani” misterioz terrorizon hajdutët e motorëve në Meksikë, i lidh me shirit në shtyllat e rrugës (VIDEO+FOTO)

Një “ndëshkues” misterioz, i njohur si “Batmani i Lagos de Morenos”, ka shkaktuar trazira në Meksikë, pasi dyshohet se identifikon persona që i konsideron të...
22:08 | 29/06/2026

Giorgia Meloni: Nuk kam qenë e nënshtruar dje dhe as antiamerikane sot

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, ka deklaruar se nuk ka mbajtur asnjëherë një qëndrim antiamerikan, duke theksuar se beson në një Perëndim të bashkuar. Në një...
21:53 | 29/06/2026