Rama me Presidentin e KiE: Të përkushtuar për mbylljen e negociatave deri në 2027

14 Prill 2025 | 09:31

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ndodhet këtë të hënë në Bruksel, ndërsa pasdite do të shkojë në Luksemburg për të marrë pjesë në Konferencën e Katërt Ndërqeveritare BE-Shqipëri.

Gjatë një daljeje para mediave me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa, Rama theksoi angazhimin e tij të plotë për realizimin e detyrave të Shqipërisë dhe mbylljen e negociatave me Bashkimin Evropian deri në vitin 2027.

“Jam i kënaqur që gjendem sot me presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa. Sigurisht, është një ditë shumë e mirë për ne, sepse hapim kapituj të tjerë në negociatat me BE-në. Jam mirënjohës për kohën që ai më ka kushtuar për të zhvilluar një bisedë të hapur për përparimin që po bëjmë në këtë proces. Jemi të përkushtuar maksimalisht për të përmbushur të gjitha detyrat e kalendarit të ambicioz dhe për të mbyllur negociatat brenda vitit 2027,” tha Rama.

Në fjalën e tij, Rama theksoi se një nga temat kryesore të bisedimeve me Costën ishin dhe zhvillimet në rajonin e Ballkanit, ku presidenti i Këshillit Evropian i shprehu një përkushtim të madh për stabilitetin dhe progresin e rajonit.

“Gjatë bisedës, diskutuam edhe për Samitin e ardhshëm të Komunitetit Politik Evropian, një aktivitet i rëndësishëm për rajonin. Presidenti Kosta është shumë i përkushtuar për zhvillimet në Ballkan dhe ka shumë për të diskutuar, por në përgjithësi jam i inkurajuar nga këto zhvillime”, tha kryeministri Edi Rama.

Ndërkohë, presidenti i Këshillit Evropian tha se në mes të majit do të zhvillojë një tur vizitash në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe se zgjerimi me këto vende është përparësi e qartë për BE dhe investimi më i rëndësishëm gjeo-strategjik për paqen.

“Së pari, është gjithmonë kënaqësi që të takohemi e të flasim me Ramën. Së dyti, sepse zgjerimi drejt Ballkanit Perëndimor është përparësi e qartë për BE dhe investimi më i rëndësishëm gjeo-strategjik për paqen, begatinë dhe stabilitetin e kontinentit tonë. Inkurajuese është të shohësh progresin që ka bërë Shqipëria në këtë rrugëtim. Sot çelim grupkapitullin tjetër dhe ambicia jonë është të çelim edhe të tjerë gjatë këtij viti. Kjo është e rëndësishme për BE dhe Shqipërinë, por mendoj se është shenjë për të gjithë rajonin, se mënyra më e mirë për të garantuar mirëqenien dhe paqen në BP është BE dhe anëtarësimi në të. Do të vizitoj personalisht rajonin në mes të muajit maj, në të 6 vendet e rajonit, për të rritur bashkëpunimin. Kjo është mundësi e mirë për të folur për samitin e Komunitetit politik që do të mbahet më 16 Maj. Evropa është më shumë se BE, por është më e rëndësishme që të jemi të gjithë së bashku dhe të bashkuar sepse kështu jemi më të fortë dhe bota ka nevojë për një Evropë më të fortë,” u shpreh Costa.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026

Lufta në Ukrainë, Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe për 12 muaj të tjerë

Bashkimi Evropian ka vendosur të zgjasë edhe për 12 muaj të tjerë sanksionet ekonomike ndaj Rusisë. Këshilli Evropian rinovoi masat kufizuese të BE-së, duke pasur...
09:45 | 26/06/2026

Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)

Dy persona janë vënë në pranga nga policia në Shkodër. Ata u arrestuan lidhur me të shtënat e regjistruara mbrëmjen e së enjtes në lagjen...
09:06 | 26/06/2026