“Kemi një kalendar që do e realizojmë”, Costa: Në maj vizitoj Ballkanin Perëndimor

14 Prill 2025 | 09:44

Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa ka pritur këtë të hënë në Bruksel kryeministrin Edi Rama. I pyetur se si vlerëson këtë rrugëtim të Shqipërisë drejt integrimit evropian, Costa shpreh kënaqësinë e hapave të tillë që ka ndërmarrë Shqipëria pasi shihet si një përparësi për BE-në duke sjellë kështu dhe stabilitet në kontinent.

Në deklaratën e tij para mediave, Presidenti i KE i kushtoi rëndësi çeljes së grupkapitujve për tu negociuar gjatë këtij viti.

“Së pari jam i gëzuar që pres sot kryeministrin Edi Rama. Është gjithmonë kënaqësi të takohemi dhe të flasim dhe se zgjerimi drejt Ballkanit Perëndimor është një përparësi e qartë për BE-në dhe është investimi më i rëndësishëm gjeostrategjik për stabilitetin e kontinentit tonë. Është inkurajuese të shohësh progresin që ka bërë Shqipëria në këtë rrugëtim. Sot po çelim një grupkapitull tjetër dhe ambicia jonë është të çelim edhe më tej grupkapituj për tu negociuar gjatë këtij viti, sepse kemi një kalendar konkret dhe duam ta realizojmë. Kjo është shumë e rëndësishme për BE-në, Shqipërinë por edhe një shenjë mjaft e rëndësishme për rajonin”, tha Presidenti i KE.

Costa nënvizoi se do të zhvillojë një vizitë në Ballkanin Perëndimor në muajin maj, me qëllim rritjen e përpjekjeve të përbashkëta.

“Më këtë ambicie shihet mënyra më e mirë për të garantuar mirëqënien, paqen dhe stabilitetin evropian dhe anëtarësimin në të. Ja pse do të vizitoj personalisht rajonin në mes të muajit maj për të vizituar të 6-ta vendet e Ballkanit Perëndimor për të rritur bashkëpunimin dhe përpjekjet tona.

Nga ana tjetër kjo është një mundësi shumë e mirë për të folur lidhur me Samitin e Komunitetit Politik që do të mbahet më 16 maj në Tiranë.  Është e rëndësishme të jemi të bashkuar sepse kështu jemi më të fortë dhe bota ka nevojë për një Europë më të fortë”, përfundoi Antonio Costa.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nesër seancë plenare, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit në orën 10:00

Një detaji i ri nga protesta është se të martën protestuesit kanë njoftuar se do të zhvillojnë edhe një protestë para Parlamentit. Protesta do të...
22:11 | 29/06/2026

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës (VIDEO)

Mbrëmjen e kësaj të hënë ka nisur marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës. Pas disa orësh para Kryeministrisë, protestuesit kanë vijuar me agjendën e...
21:58 | 29/06/2026

Protestuesit marrin banderolën nga ambientet e Politeknikut, e valëvisin në shesh (VIDEO)

Pas hyrjes në ambientet e Politeknikut, një grup protestuesish kanë arritur të marrin banderolën e cila u hoq në murin kryesor të Universitetit. Ata u...
21:15 | 29/06/2026