Edi Rama për reformën në drejtësi: Dumani burrë i ndershëm, ia dhashë unë shpatën

15 Prill 2025 | 09:32

Gjatë bashkëbisedimit me komentuesit e tij në facebook, kryeministri Edi Rama është ndalur një moment për të folur për reformën në drejtësi, për të cilën shprehet mjaft krenar.

“Jam shum krenar për reformën në drejtësi, për të gjitha ato që kemi bërë, sepse kemi bërë histori më këtë. Nuk e ka bërë kush tjetër më përpara të dorëzojë shpatën e ndëshkimit nga kjo zyrë, nga pushteti ekzekutiv tek një drejtësi e pavarur prej pushtetit ekzekutiv. Kjo është rruga për t’iu dhënë fëmijëve tanë një vend me barazi para ligjit, ku çdo institucion të bëjë punën e vet”, tha Rama.

Lidhur me këtë, ai vlerësoi dhe kreun e SPAK, Altin Dumani.

“Altin Dumani nga erdhi? Një prokuror këtu në Tiranë me vite e vite të tëra, por nuk kishte shpatën se shpata ishte tek kjo zyra këtu. Altin Dumani është një burrë i zoti, i ndershëm prej shumë vitesh në sistem”, tha kryeministri.

Rama gjithashtu i është përgjigjur një nga komenteve ku citohet se Rama po i lutet BE-së.

“E para nuk besoj se e kem tepruar me asnjë premtim, ne ndajmë me njerëzit që prej fushatës së kaluar, objektivat e programit tonë qeverisës dhe besoj se i jemi përgjigjur objektivave shpesh në kohë, ndonjëherë me vonesë sipas rasteve dhe rrethanave që krijohen. Por çdo gjë që kemi thënë e kemi bërë dhe po e bëjmë. Kjo nuk diskutohet. Ndërsa sa i përket ‘Boll e lutët një Evropë që s’di ku është vetë’, është shprehje kafeneje se nuk kemi ne asnjë rrugë tjetër, destinacion tjetër dhe shpëtim tjetër nga historia jonë përveç BE. Kjo është këmbëngulje, jo lutje“, tha ai.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka zbuliar arkitektin i cili është kontaktuar lidhur me ndërtimin në Zvërnec. Rama shkruan se arkiteti Dong...
16:48 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026