Dibër| Plagosi dy ditë më parë një person me thikë, arrestohet 19-vjeçari

15 Prill 2025 | 10:46

Policia e Dibrës ka lokalizuar dhe arrestuar autorin e dyshuar të plagosjes me mjet prerës të një 20-vjeçari, dy ditë më parë, në lagjen “Dobrovë” të qytetit të Peshkopisë.

Si rezultat i kontrolleve intensive u bë e mundur ndalimi i shtetasit me iniciale E. E., 19 vjeç, banues në Peshkopi.

Ngjarja ndodhi më 13 prill 2025, kur dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, autori ka goditur me mjet prerës shtetasin E. Sh., 20 vjeç, i cili ka marrë plagë të rënda. Shtetasi i dëmtuar aktualisht është duke u trajtuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Po ashtu, janë proceduar në gjendje të lirë tre persona, të cilët nuk kanë kallëzuar ngjarjen.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Dibrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan

Kosta dhe Belere Plaku u përcollën këtë të shtunë për në banesën e fundit, një ditë pas ngjarjes tragjike në fshatin Vidhisht të Roskovecit, ku...
21:01 | 25/07/2026

Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 56-të, me tubimin e radhës të zhvilluar pasditen e kësaj të...
20:42 | 25/07/2026

Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, gazetari i kronikës Ervin Leka ka sjellë detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Vidhisht të...
20:30 | 25/07/2026