“Ke djalin në rrezik”- 37-vjeçarja shqiptare merret peng dhe përdhunohet në Itali
Një 36-vjeçar me origjinë nga Kosova është arrestuar nga policia italiane pasi akuzohet për rrëmbimin dhe përdhunimin e një gruaje shqiptare, vetëm një ditë pas lirimit nga burgu. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Padova dhe ka tronditur opinionin publik.
Sipas autoriteteve italiane, viktima 37-vjeçare, shtetase shqiptare, është kontaktuar në orët e para të mëngjesit të së shtunës nga një burrë i panjohur, i cili i tha se kishte një lajm të rëndësishëm për të dhe la të kuptohej se djali i saj 18-vjeçar ndodhej në rrezik. E alarmuar, gruaja doli nga banesa dhe aty u përball me agresorin, i cili e kërcënoi me një armë dhe e detyroi ta ndiqte.
Fillimisht, ajo u dërgua në një apartament të pabanuar, ku qëndroi e mbyllur për disa orë. Më pas, agresori e transferoi në një banesë të dytë, ku, nën kërcënimin e armës dhe pasi kishte konsumuar kokainë, e detyroi të kryente marrëdhënie seksuale për rreth dy orë.
Gruaja ka deklaruar se ka mundur të largohet vetëm pas një telefonate që mori nga djali i saj, përmes së cilës mësoi se ai ishte i sigurt. Në atë moment, ajo mundi të arratisej dhe të kërkonte ndihmë, duke njoftuar menjëherë policinë.
Pas denoncimit në polici, karabinierët e Padovës nisën një operacion intensiv. Pas dy ditësh kërkime, autori u lokalizua dhe u arrestua në një banesë, ku ndodhej ende në gjumë në momentin e ndërhyrjes.
36-vjeçari rezulton të jetë emigrant i paligjshëm në Itali dhe me një sërë precedentësh penalë. Ai ishte arrestuar në vitin 2024 dhe ishte liruar vetëm 24 orë para se të kryente krimin.
Presidenti i Rajonit të Venetos, Luca Zaia, reagoi ashpër pas publikimit të ngjarjes:
“Jemi përballë një akti të patolerueshëm dhune ndaj një gruaje. Këto janë ngjarje tronditëse që kërkojnë dënimin më të fortë. Individë të tillë, shpesh autorë të përsëritur, duhet të monitorohen rreptësisht edhe pas përfundimit të dënimit. Kjo ngjarje ngre pyetje serioze për mënyrën se si administrohet drejtësia dhe siguria publike.”
Ndaj 36-vjeçarit janë ngritur akuzat për rrëmbim, përdhunim dhe armëmbajtje pa leje. Ai ndodhet aktualisht në burgun e Padovës, në pritje të procedurave gjyqësore.
LEXONI GJITHASHTU:
Kërkesa e PD për mocionin me debat për protestën, Tabaku në Konferencën e Kryetarëve: Dëgjoni zërin e protestuesve
Rama në Poloni për Konferencën për Rindërtimin e Ukrainës, zbardhet agjenda
Vrasja e 74-vjeçarit në Kavajë, zbardhen detaje të reja nga konflikti mes dy vëllezërve
- 10:55 Kërkesa e PD për mocionin me debat për protestën, Tabaku në Konferencën e Kryetarëve: Dëgjoni zërin e protestuesve
- 10:51 250-vjetori i SHBA-së, Trump shpall 16 ditë festime: Amerika është kthyer
- 10:43 Presidenti zviceran do të vizitojë SHBA-në, kërkon marrëveshje tregtare mbi taksat e Trump
- 10:35 Rubio viziton Bahreinin duke kërkuar mbështetjen e Gjirit për marrëveshjen me Iranin
- 10:17 Tërmetet e njëpasnjëshme në Venezuelë, Von der Leyen shpreh solidaritet për popullin venezuelian
- 10:17 Politikani rus dënohet me 7 vite burg për dy postime në rrjetet sociale kundër luftës