“Fshihesha në xhami”- Dëshmia e Daut Lazes, si ndryshoi pamje t’i shpëtonte policisë

15 Prill 2025 | 09:46

Daut Hysen Laze, 49 vjeç, i shpallur në kërkim pas arratisjes nga Institucioni i Posaçëm Mjekësor në IEVP Lezhë, është arrestuar mbrëmjen e djeshme nga forcat e Komisariatit nr. 6 në Tiranë. Burime zyrtare bëjnë me dije se Laze ka deklaruar gjatë marrjes në pyetje se për gjithë kohën e qëndrimit në arrati ka lëvizur brenda territorit të Tiranës, kryesisht në zonat e Freskut, Kombinatit dhe Astirit.

Sipas dëshmisë së tij, ai është strehuar në disa xhami të kryeqytetit, duke përfituar nga atmosfera e muajit të Ramazanit, ku, siç tha ai, është ndihmuar nga besimtarë të ndryshëm të fesë islame për të shmangur kapjen nga autoritetet.

Pas arrestimit, Laze është dërguar menjëherë në Drejtorinë e Qarkut të Lezhës, ku pritet të merret në pyetje nga Shërbimi i Kontrollit të Burgjeve, lidhur me mënyrën e arratisë dhe personat që mund ta kenë ndihmuar.

Policia ka bërë të ditur se, për gati dy javë, forcat e rendit kishin vënë në vëzhgim banesën e tij në zonën e Astirit, bazuar në informacione operative që sugjeronin kthimin e mundshëm të tij në shtëpi. Pikërisht aty është bërë dhe kapja e tij.

Laze ishte shpallur në kërkim më 4 shkurt 2025, kur është konstatuar mungesa e tij gjatë ndërrimit të turneve dhe kryerjes së apelit në Institucionin e Posaçëm Mjekësor në burgun e Lezhës. Ai kishte arritur të largohej pa u diktuar nga ambientet e institucionit, ku po qëndronte me vendim të Gjykatës së Tiranës për masën  “mjekim i detyruar në një institucion mjekësor”, si pasojë e dënimit për veprën penale “Dhuna në familje”, për të cilën ishte arrestuar më 16 nëntor 2021.

Gjatë qëndrimit në arrati, 49-vjeçari dyshohet se kishte ndryshuar pamje fizike për të shmangur identifikimin dhe arrestimin nga policia.

Hetimet vijojnë për të zbuluar nëse Laze ka pasur bashkëpunëtorë dhe nëse ka pasur ndihmë të organizuar në largimin e tij nga spitali i burgut.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan

Kosta dhe Belere Plaku u përcollën këtë të shtunë për në banesën e fundit, një ditë pas ngjarjes tragjike në fshatin Vidhisht të Roskovecit, ku...
21:01 | 25/07/2026

Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 56-të, me tubimin e radhës të zhvilluar pasditen e kësaj të...
20:42 | 25/07/2026

Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, gazetari i kronikës Ervin Leka ka sjellë detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Vidhisht të...
20:30 | 25/07/2026