Kriza parlamentare në Kosovë, Memli Krasniqi: Albin Kurti nuk ka dhënë dorëheqjen
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi tha se nuk mund ta votojnë raportin e komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve, pasi sipas tij, është kundër kushtetues.
Pas ndërprerjes së seancës konstituive, Krasniqi në një adresim për media, tha se pa dhënë dorëheqje Qeveria e Kosovës, PDK-ja nuk do të votojë pro këtij raporti.
Pavarësisht publikimit të letrës së Kurtit për dorëheqje, Krasinqi tha se: “Njoftimi është në Facebook, shteti është më i rëndësishëm se postimet e Facebook-ut. Kurti nuk ka dhënë asnjë dorëheqje. Le të shkojë zotnia dhe të japë dorëheqje, pasi nuk mund të mbajë pozitat e deputetit dhe kryeministrit. Më falni, por unë nuk kam parë asnjë dorëheqje dhe ajo nuk ekziston. Dorëheqja nuk është se unë shkruaj një status në Facebook ose një letër në komision, kur ai është ende në detyrë dhe nuk është efektivisht i dorëhequr. Nuk është dorëheqje, ai është ende në funksionin e tij”
Ndër të tjera, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi tha se situata do të ishte ndryshe nëse kryemisnitri në detyrë, Albin Kurti dhe ministrat e tij do ta respektonin Kushtetutën e Kosovës.
“Nuk mund të votojmë një raport të tillë, sepse është kundërkushtetues. Aktualisht në të njëjtën kohë që nga kryeministri Kurti e gjithë ministrat që janë zgjedhur deputet po tentojnë të mbajnë edhe pozitë ekzekutive dhe legjislative që ua ndalon kushtetuta e Republikës së Kosovës. Pra, Kushtetuta e thotë qartë që nuk mund të bëhesh deputet nëse je kryeministër, nëse je ministër, këta janë sepse nuk kanë dhënë dorëheqje. Në mungesë të një dorëheqje tillë, PDK nuk mund të votojë një raport, i cili është në kundërshtim me Kushtetutën. Nëse do të ndodhë ajo që është kërkuar qysh herët, pra dorëheqja nga pozicionet ekzekutive, atëherë mund të ndryshojë situata”, tha Krasniqi.
LEXONI GJITHASHTU:
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet