Vota e diasporës, nisen zarfet e para drejt vendeve ku janë regjistruar emigrantët
Zarfet e para për votuesit e Diasporës kanë nisur të dërgohen. Në bazë të të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, deri mesditën e kësaj të marte 63,786 janë dërguar, me shtete si Italia, Greqia dhe Gjermania që sërish kanë numrin më të lartë të destinacioneve ku janë nisur zarfet.
Pas dërgimit në vendin ku janë regjistruar emigrantët nis edhe procesi tjetër ai i dorëzimit të fletëve të votimit në dorën e çdo votuesi të regjistruar në platformë.
Në këtë pikë, vlen të rikujtojmë tre mënyrat e vetme për të votuar: Votohet duke zgjedhur një parti dhe njërin nga kandidatët e asaj partie; votohet vetëm duke zgjedhur një parti ose koalicion të preferuar dhe votohet vetëm duke zgjedhur një kandidat në listat e hapura.
Çdo mënyrë tjetër votimi, p.sh një parti x dhe kandidatin x të një partie tjetër do e bënte fletën e votimit të pavlefshme.
LEXONI GJITHASHTU:
- Votimi nga diaspora, Celibashi: Zarfet do ju dorëzohen individëve, jo familjarisht
- Mbërrijnë votat e diasporës, posta mbledh zarfet e para, pritet të shprehen 102 mijë votues
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 08:11 Një front i ri po hapet në luftën e Iranit, nafta përballet edhe me bllokadën e ngushticës Bab al-Mandeb
- 08:10 SHBA-të hetojnë përfshirjen e mundshme të Rusisë në sulmet iraniane ndaj objekteve të CIA-s në Lindjen e Mesme
- 08:02 Kriza klimatike, thatësira ekstreme godet Evropën
- 07:58 Kaos në Kinë nga tajfuni Bavi, momenti kur tornadoja ngre në ajër një makinë (VIDEO)
- 07:48 Trump paralajmëron Iranin: Do të bombardojmë urat dhe termocentralet pas çdo sulmi në Hormuz
- 07:40 Rubio takon homologun rus Sergey Lavrov, diskutohen marrëdhëniet dypalëshe dhe lufta në Ukrainë