Votimi nga diaspora, Celibashi: Zarfet do ju dorëzohen individëve, jo familjarisht

2 Prill 2025 | 21:35

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi ishte këtë të mërkurë i ftuar në “Barometri” në Euronews Albania ku tha se si do të zhvillohet procesi i votimit për diasporën dhe rregullat që duhet të ndjekin votuesit.

Ai tha se votuesit në diasporë do të kenë 3 ditë kohë për të votuar, ndërsa më pas do të marrin në telefon operatorin e shërbimit postar, për të dorëzuar fletat e votimit të plotësuara, të cilat do të futen në zarf sipas mënyrës që shpjegoi ai.

“Fleta e votimi duhet të plotësohet brenda 3 ditëve.  Ka dy mënyra për të votuar. Zgjedhësi duhet të votojë ose për subjektin zgjedhor, ose njërin prej kandidatëve. Mund ti votojë edhe të dyja, por nuk ka sens, pasi nëse kë votuar për kandidatin ke votuar automatikisht subjektin. Ama Zgjedhjen duhet ta bësh brenda një kolone, nuk mund të votosh një subjekt dhe më pas një kandidat nga një subjekt tjetër.

Pasi plotësohet fleta e votimit, duhet të futet te zarfi A që tregon se ky është zarfi i fletës së votimit, ai duhet të mbyllet dhe zarfi A duhet të futet te zarfi B, zarfi B duhet të ngjitet dhe më pas të futet te zarfi i operatorit të shërbimit postar, që do dërgohet brenda paketës së materialeve. Edhe ky zarf do të mbyllet dhe ai ka vetëm adresën e Komisionit Qendor të Zgjedhjeve. Më pas votuesi do të marrë në telefon operatorin e shërbimin postar, i cili do të shkojë ta marrë. Edhe dorëzimi do të bëhet individual”,-tha Celibashi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026

Lufta në Ukrainë, Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe për 12 muaj të tjerë

Bashkimi Evropian ka vendosur të zgjasë edhe për 12 muaj të tjerë sanksionet ekonomike ndaj Rusisë. Këshilli Evropian rinovoi masat kufizuese të BE-së, duke pasur...
09:45 | 26/06/2026

Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)

Dy persona janë vënë në pranga nga policia në Shkodër. Ata u arrestuan lidhur me të shtënat e regjistruara mbrëmjen e së enjtes në lagjen...
09:06 | 26/06/2026