Mesha e të Martës së Madhe, kryepeshkopi Joan: Fjalët e Zotit na çojnë drejt dritës
Besimtarët ortodoksë festojnë javën e fundit të jetës së Krishtit që zyrtarisht quhet Java e Pësimit, ose siç njihet ndryshe si “Java e Madhe e Pashkës”.
Në katedralen “Ngjallja e Krishtit” në kryeqytet u mbajt mesha e së Martës së Madhe të Shenjtë, e njohur ndryshe si shërbesa e dytë e dhëndrit.
Kjo shërbesë u drejtua nga Episkopi i Krujës, Hirësi Anastasi. Pas përfundimit të meshës, Fortlumturia e tij, Kryepiskop Joani mbajti fjalën ku dha mesazhe të forta për besimtarët që e ndoqën nga afër shërbesën.
Kryepiskopi zbuloi tre tematikat kryesore të Shërbesës së Dytë të Dhëndrit, ndërsa theksoi se njerëzit duhet të fokusohet tek pastrimi i brendshëm shpirtëror.
“Shumë njerëz mund të ndjekin agjërimin, lutjet e gjithçka tjetër, kreshmat, por nëse nuk pastrojnë zemrën e tyre, gjithë puna tjetër është e kotë. Vetëm do japë një krenari boshe e një kokëfortësi. Prandaj dhe Zoti i qorton aq rëndë. Nëse ne nuk fitojmë hirin e Shpirtit të Shenjtë sa kohë që jemi gjallë nuk mund ta fitojmë dot kur të kapërcejmë atë kufi. Kjo është koha e përshtatshme. Indiferenca duke e shtyrë se do kem kohë të pendohem më vonë, ndoshta një ditë mund të na vijë vdekja papritur dhe të papenduar. Gjatë kësaj jave Zoti na këshillon, na kujton, për të na bërë të zgjuar, duke qenë vigjilentë”,-tha Joan Pelushi, Kryepeshkop i Shqipërisë.
Çdo ditë e Javës së Madhe ka shërbesa dhe tematika të veçanta, të cilat kryhen në të gjitha kishat e vendit, shërbesa të cilat do vijojnë në ditët e ardhshme.
LEXONI GJITHASHTU:
Shqipëria humbet edhe miqësoren e dytë nën drejtimin e trajnerit të ri, Luksemburgu fiton në Tiranë
Rama reagim për mediat ndërkombëtare: Histeri digjitale, sot në protestë vetëm 2 mijë pjesëmarrës
Këshilltari i PS-së: Protestat po ndikohen nga dezinformimi në rrjetet sociale
- 22:24 Google do t’i paguajë SpaceX 920 milionë euro në muaj për marrjen e kapaciteve kompjuterike
- 22:21 Sulm me dron në Sudan, 11 civilë humbin jetën në një treg
- 22:20 Gjermania rrit investimet ushtarake përballë kërcënimit rus
- 22:09 Malkaj debat me përfaqësuesin e PS: Kudo që ka protestë do jem aty, Muharremi: Qytetarët kanë zgjedhur vizionin tonë
- 22:00 Shqipëria humbet edhe miqësoren e dytë nën drejtimin e trajnerit të ri, Luksemburgu fiton në Tiranë
- 21:14 I zhdukur prej më shumë se një jave në Japoni, gjendet i pajetë studenti amerikan