Kryepeshkopi Joan, uron besimtarët myslimanë për Fitër Bajramin
Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë vizitoi këtë të dielë selinë e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë për të uruar besimtarët me rastin e Fitër Bajramit.
Kryepeshkopi Joan u prit nga kryetari i Komunitetit Mysliman, zoti Bujar Spahiu.
Gjatë vizitës së tij, Kryepeshkopi Joan theksoi rëndësinë e bashkëjetesës ndërfetare në Shqipëri, duke e cilësuar atë si një nga pasuritë më të mëdha që ka vendi ynë, të cilën mund ta përçojmë edhe jashtë kufijve tanë.
“Si çdo pasuri, duhet të kujdesemi për të, ashtu siç janë kujdesur paraardhësit tanë, drejtuesit e mëparshëm të komuniteteve fetare. Kështu, kemi përgjegjësinë t’ia trashëgojmë atë brezave që do të vijnë. Për këtë nuk mjafton vetëm puna e klerikëve të secilit komunitet, por të gjithë duhet të japin kontributin e tyre”, tha ai.
Kryepeshkopi Joan shtoi se Perëndia nuk do të na gjykojë vetëm për rezultatin, por mbi të gjitha për përpjekjen që kemi bërë.
Gjatë vizitës së Kryepeshkopit, i pranishëm ishte edhe Mons. Arjan Dodaj, kreu i Arqidioqezës së Tiranës dhe Durrësit të Komunitetit Katolik ndërsa takimi u zhvillua në klimë mjaft miqësore.

LEXONI GJITHASHTU:
Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari
Britania dënon deklaratat e ministres serbe për Kosovën: Të neveritshme dhe pa vend në shoqërinë e sotme
Rama dhe Lamallari në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të “Smart City”: Detekton rreziqet në kohë reale
- 10:12 Japonia ndryshon rregullat e trashëgimisë perandorake, gratë ende jashtë linjës së pasardhësve
- 09:58 Një raketë godet një cisternë pranë brigjeve të Omanit, trafiku “i paralizuar” në Hormuz pas sulmeve SHBA-Iran
- 09:53 Oficeri i policisë së Sarandës përplaset fizikisht me një grup personash, disa të shoqëruar
- 09:51 Oligarkët rusë zhvendosin dhjetëra miliarda jashtë vendit, teksa Kremlini shtrëngon kontrollin
- 09:43 Ende viktima të tjera nga tërmeti në Venezuelë, numri rritet në 4,930
- 09:41 Tre të vdekur, dhjetëra të plagosur dhe gjysmë milioni njerëz pa drita nga stuhia më e fortë në 20 vjet në Kili (VIDEO)