Hamasi: Nuk shohim garanci në propozimin e ri të Izraelit për armëpushim në Gaza

16 Prill 2025 | 08:52

Hamasi ka thënë se nuk sheh garanci reale në propozimin e ri të Izraelit për armëpushim në Gaza, sipas një deklarate të postuar në kanalin e tij Telegram.

“Ne kemi shqyrtuar propozimin e ri të armëpushimit, i cili përfshinte kërkesën për çarmatimin e Hamasit dhe lirimin e pengjeve izraelite, por ai nuk dha garanci reale se lufta kundër popullit palestinez do të përfundojë dhe trupat izraelite do të tërhiqen nga Gaza”, tha, megjithatë, duke mos dhënë një përgjigje të qartë nëse e refuzon propozimin.

Të hënën vonë, Hamasi konfirmoi se kishte marrë propozimin e armëpushimit të Gazës nga ndërmjetësit dhe se po shqyrtonte marrëveshjen. Sipas kanalit televiziv Al Hadath, çarmatimi i Hamasit është një nga kushtet kryesore të paraqitura nga pala izraelite.

Nëse marrëveshja arrihet përfundimisht, Hamasi mund të lirojë 11 pengje të gjallë dhe të dorëzojë trupat e 16 pengjeve të vdekur, tha agjencia, duke cituar një zyrtar nga Egjipti, i cili po vepron si ndërmjetës. Sipas zyrtarit, kjo ka shumë të ngjarë “nëse periudha e armëpushimit zgjatet në 70 ditë për të bërë të mundur mbajtjen nën kontroll të situatës në enklavë deri në fund të Festës së Kurban Bajramit” që fillon në fillim të qershorit të këtij viti.

Për më tepër, periudha e zgjatur e armëpushimit do t’i japë kohë për t’u angazhuar në bisedime indirekte për fazën e tretë të marrëveshjes Hamas-Izraeli për një armëpushim të përhershëm dhe tërheqjen e trupave izraelite nga Gaza.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: SHBA-ja është “e harmonizuar” me aleatët në Gjirin Persik sa i përket Iranit

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka synuar t’i sigurojë aleatët e Gjirit Persik se Uashingtoni do të mbetet “plotësisht i harmonizuar” me partnerët rajonalë,...
21:28 | 24/06/2026

Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale

Bitcoin ka rënë me rreth 5% të mërkurën, duke zbritur nën nivelin psikologjik prej 60,000 dollarësh, mes një presioni të shtuar të shitjeve në tregjet...
20:10 | 24/06/2026

Trump: Irani po bën lëshime të mëdha

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar të mërkurën se Irani po ofron lëshime të rëndësishme në kuadër të negociatave që po zhvillohen...
20:07 | 24/06/2026