Rama: Së shpejti firmosim marrëveshjen për Akademinë Shqiptare të Forcave Ajrore
Nga ish-Uzina e Bakrit në Rubik, ku ndodhej këtë të premte, kryeministri Edi Rama njoftoi se në ditët në vijim pritet të firmoset marrëveshja për fillimin e punës për Akademinë Shqiptare të Forcave Ajrore.
Sipas tij, synimi është që kjo akademi të përgatisë jo vetëm pilotët shqiptarë, por të shërbejë edhe për forcat aleate.
“Jemi duke përgatitur hapjen e akademisë së Forcave Ajrore, të pilotëve, ku do të nisë përgatitja e pilotëve shqiptarë. Synimi është që të jetë një akademi që t’u shërbejë edhe forcave aleate. Po punojmë me një grup të rëndësishëm në fushën e industrisë së mbrojtjes dhe besoj se në ditët në vijim, në Vlorë, do të bëjmë firmosjen për fillimin e punës për Akademinë Shqiptare të Forcave Ajrore”, tha Rama.

Kujtojmë se Edi Rama ishte këtë të premte në Rubik, ku ndodhet ish-Uzina e Bakrit, e cila pritet të kthehet në fabrikë armësh. Rama tha se aty do të krijohet një front i ri punësimi.
“Në kuadër të hapjes së një faqeje të re në fushën e mbrojtjes dhe ekonomisë, nisim me investimet e para për krijimin e qendrave të prodhimit të industrisë ushtarake. Këtë kompleks e kemi identifikuar si një nga pikat ku do të investohet dhe ku do të prodhohet për forcat tona të armatosura, por kryesisht për eksport. Kjo do të sjellë një front të ri punësimi, pasi këtu kërkohen një seri specialitetesh, që nga puna e inxhinierëve dhe teknikëve, punë që do të jetë e mirëpaguar. Dhe e treta, shumë e rëndësishme: duke zhvilluar këtë industri, ne jo vetëm rrisim kapacitetet tona mbrojtëse, por edhe ekonominë tonë vendore dhe kombëtare”. tha kryeministri.
LEXONI GJITHASHTU:
Gjykata rrëzon të gjitha akuzat ndaj Sami Lushtakut për frikësim të dëshmitarëve
Karakaçi inspekton punimet në Bypass-in e Tiranës: Lidhje me autostradat, duke shmangur hyrjen në qytet
Apeli i Posaçëm lë në fuqi sekuestron ndaj 25 pasurive të Jamarbër Malltezit dhe Argita Berishës
- 20:45 BE nis betejën me lajmet e rreme të krijuara nga inteligjenca artificiale
- 20:41 “Më pëlqen të bëj diçka të papritur”, pse aktorja Emma Roberts zgjodhi të veshë fustan të zi gjatë dasmës së saj?
- 20:17 Zbardhen 5 propozimet e Celibashit për ndryshimet në Kodin Zgjedhor
- 20:09 Dita e 59-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
- 19:55 Kina në bisedime me rebelët Huthi të Jemenit për të lejuar anijet të lundrojnë nëpër Detin e Kuq
- 19:44 Kupa e Botës nxit turizmin: Norvegjia përfiton nga Haaland dhe trendi viral i Vikingëve