Një ditë pas sekuestrimit të 34 kg kanabis në Lezhë, zbulohen dy sera me 1640 fidanë

18 Prill 2025 | 13:48

Vetëm një ditë pas sekuestrimit të rreth 34 kg kanabis në Lezhë, gjatë operacionit të koduar “Vakum”, efektivët zbuluan këtë të premte dy parcela me kanabis.

Në këto parcela në fshatrat Rrabosht dhe Gocaj u gjetën rreth 1.640 fidanë. Policia arrestoi tre persona, të cilët u gjetën në këto sera, ndërsa shpalli në kërkim dy të tjerë që dyshohet se kanë lidhje me këtë aktivitet.

Hetimet sugjerojnë se këta shtetas bashkëpunonin me dy të tjerë, të cilët u kapën një ditë më parë duke transportuar rreth 34 kg kanabis, për kultivimin, prodhimin dhe shitjen e kanabisit.

Gjatë operacionit u zbuluan në total, në tokë dhe në vazo rreth 1.640 fidanë dhe bimë narkotike cannabis sativa. Një pjesë e fidanëve u sekuestrua si prova materiale, ndërsa pjesa tjetër u asgjësua përmes djegies.

Sipas policisë u sekuestruan 7 automjete dhe 7 celularë, që do t’i shërbejnë vijimit të hetimeve.

Njoftimi i policisë

Si rezultat i hetimeve me metoda proaktive dhe i kontrolleve, zbulohen në fshatrat Rrabosht dhe Gocaj, 2 sera në të cilat ishin kultivuar 1 640 fidanë dhe bimë narkotike cannabis sativa.

Vihen në pranga 3 shtetas që u kapën në flagrancë në sera. Shpallen në kërkim 2 shtetas të tjerë të dyshuar të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Nga hetimet dyshohet se këta shtetas bashkëpunonin me 2 shtetasit që u konstatuan një ditë më parë, duke transportuar rreth 34 kg kanabis, për kultivimin, prodhimin dhe shitjen e kanabisit.

Sektori për Hetimin e Narkotikëve i DVP Lezhë, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit,  dhe me Seksionin për Mbështetjen Operacionale të DVP Lezhë, si rezultat i hetimeve të kryera me metoda proaktive, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, në vijim të operacionit të koduar “Vakumi”, kanë arrestuar në flagrancë shtetasit:

Gj. Gj., 46 vjeç, banues në fshatin Rabosht, A. Ç., 33 vjeç, banues në fshatin Balldre dhe P. N., 31 vjeç, banues në fshatin Ungrej.

Gjithashtu, shpallën në kërkim shtetasit A. B., 40 vjeç, banues në fshatin Rabosht dhe M. D., 31 vjeç, banues në fshatin Ungrej.

Bazuar në informacionet e siguruara nga hetimet, shërbimet e Policisë kanë ushtuar kontroll në territoret e fshatrave Rrabosht, njësia administrative Kallmet, dhe Gocaj, njësia administrative Balldre, ku kanë zbuluar 2 sera në të cilat ishin kultivuar në total, në tokë dhe në vazo, 1 640 fidanë dhe bimë narkotike cannabis sativa. Një pjesë e tyre u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërsa pjesa tjetër u asgjësua me anë të djegies.

Gjithashtu, u sekuestruan 7 automjete dhe 7 celularë, që do t’i shërbejnë vijimit të hetimeve.

Në drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë që mund të jenë të përfshirë. Ndërkohë, vijon puna për kapjen e shtetasve që janë shpallur në kërkim.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka zbuliar arkitektin i cili është kontaktuar lidhur me ndërtimin në Zvërnec. Rama shkruan se arkiteti Dong...
16:48 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026