Konstituimi i Kuvendit të Kosovës, partitë politike mblidhen sërish për konsultim

19 Prill 2025 | 11:48

Kryesuesi i seancës konstituive, deputeti i zgjedhur i Lëvizjes Vetëvendosje, Avni Dehari ka ftuar sërish të shtunën në konsultë partitë politike, pak para fillimit të seancës.

Deputetja e LVV-së, Albulena Haxhiu tha se raporti i Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve nuk do të ndryshohet.

“Ka disa zgjidhje, por mund t’i themi në takimin konsultativ që është thirrur nga kryesuesi i seancës konstituive në ora 11:30. Ne e kemi dhënë dorëheqjen”, tha Haxhiu.

Deputetët e zgjedhur pritet të mblidhen sot në orën 12:00 në një tentim të tretë për konstituimin e legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës.

Tentimi i parë për konstituimin e Kuvendit ishte më 15 prill por partitë që deri më tash ishin në opozitë, votuan kundër raportit të Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve.

Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës argumentuan se anëtarët e qeverisë në detyrë duhet të japin dorëheqje formale para se të betohen si deputetë.

Për kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, kjo nuk është e nevojshme meqë sipas tij, qeveria është në detyrë që prej marsit – periudhës së certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të 9 shkurtit

Ligjit për Qeverinë – i miratuar gjatë mandatit të Kurtit – përcakton se nëse një anëtar i ekzekutivit zgjidhet deputet i Kuvendit, i njëjti duhet të jap dorëheqje nga posti qeveritar para ditës së certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve.

Ashtu siç e parasheh rregullorja e Kuvendit të Kosovës, deputetët e zgjedhur u mblodhën pastaj më 17 prill – 48 pas mbledhjes së parë – në një tentim të dytë për konstituimin e organit legjislativ.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Serbia arreston në kufi 73-vjeçarin nga Kosova për krime lufte, familjarët hedhin poshtë akuzat

Ministria serbe e Punëve të Brendshme ka njoftuar se e ka arrestuar një person nga Kosova me iniciale O.S Ai u kap në pikëkalimin kufitar...
17:12 | 03/07/2026

Prokuroria Speciale ngre aktakuza ndaj 6 ish-gardianëve serbë për krime lufte kundër shqiptarëve

Prokuroria Speciale këtë të premte ka njoftuar se ka dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë dy aktakuza me propozim për gjykim në mungesë, për veprën...
16:54 | 03/07/2026

Ankesa të reja në Gjykatën Supreme kundër rezultatit të zgjedhjeve në Kosovë

Të tjera ankesa janë dërguar pak para afatit të fundit kundër vendimeve të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa për rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve në...
15:29 | 03/07/2026