Logu: Shembujt e mazhorancës nxitën shkelje të fshehtësisë së votës së diasporës
I ftuar në emisionin Review, në Euronews Albania, përfaqësuesi juridik i PD-së tha se ata kanë apeluar të gjithë votuesit nga diaspora që të mos e publikojnë votën e tyre pasi kjo gjë është problematike dhe përbën shkleje ligjore.
Logu e cilësoi trendin e publikimit të votës nga disa emigrantë si pasojë e shembullit të dhënë nga vetë eksponentët e mazhorancës që sipas tij kanë krijuar përshtypjen e gabuar se publikimi i votës është i pranueshëm, duke nxitur kështu një sjellje të rrezikshme në procesin zgjedhor.
“Unë kam theksuar që votuesit nga diaspora duhet të jenë të kujdesshëm dhe të mos fotografojnë apo të bëjnë video të mënyrës se si kanë votuar, sepse kjo, qartazi, përbën vepër penale dhe rrezikon që ata të merren në përgjegjësi penale. Pavarësisht përpjekjeve dhe mundësive që kemi, nuk arrijmë dot ta çojmë mesazhin te çdo zgjedhës, por ky fenomen në fakt filloi me një postim të Ramës, ku publikoi një foto të një familje nga diaspora që kishte marrë zarfin, ku ishte një zgjedhës me bashkëshorten që kishte publikuar një zarf të fletës së votimit. Më datë 17, zoti Rama dhe zoti Klosi patën një takim në Dibër, ku zoti Klosi tha: “Vota e parë erdhi nga Dibra dhe patronazhisti ynë na njoftoi se është votë për të majtën”.Kur votuesit shohin këto shembuj, mendojnë se nuk është ndonjë gjë problematike të bësh një postim nga dashamirësia ndaj një subjekti të caktuar politik. Por në fakt, edhe veprime të tilla të thjeshta mund të kenë pasoja ligjore, pasi cenojnë parimin e fshehtësisë së votës.” tha përfaqësuesi ligjor i PD-së, Marash Logu.
Ai tha se PD vijon ti bëjë apel votuesve nga diaspora që mos të publikojnë votën e tyre dhe të ruajnë parimin kushtetues për votë të barabartë dhe të fshehtë.
LEXONI GJITHASHTU:
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik