Dosja “Partizani”/ Berisha paraqitet në SPAK: Kjo është strategji e Ramës
Kryetari i Partisë Demokratike është paraqitur këtë të hënë në SPAK. Paraqitja e tij vjen në kuadër të masës së detyrimit për paraqitje të vendosur ndaj tij nga gjykata.
Pas daljes nga ambientet e prokurorisë së posaçme ai dha një deklaratë për mediat ku tha se çështja kundër tij është dëshmi e standardit të dyfishtë dhe se e gjitha është një strategji e kryeministrit Rama për të gositur opozitën shqiptare.
“Të dashur qytetar e qytetare, erdha këtu pa përtesë, sepse ardhja ime shërben si një dëshmi e përbotshme e keqpërdorimit politik i drejtësisë nga narkotrafikanti Edi Rama për të luftuar kundërshtarët politik. Hetimi 4-vjeçar siç e ka quajtur SKAP-i dhe vettingu 32-vjeçar i Sali Berishës, ka vërtetuar se ai dhe familjarët e tij nuk kanë përfituar kurrë asnjë favor.
Kursimet e tyre janë në përputhje me ligjet e vendit, që përbëjnë gjithsej 100 mijë euro dhe 40 metër katror një apartament më të madh se ai që kishte në diktaturë. Çështja e SPAK-ut është pjesë e strategjisë së Edi Ramës për të goditur opozitën shqiptare. Projekti makabër për një mandat të katërt, nisi me kallëzimin e Ballës dhe mbahet në këmbë për qëllime politike.
Çështja kudër meje dëshmi e standardit të dyfishtë, ndërkohë që mbulohet një mal me fakte për vjedhjet qeveritare. Ftoj çdo qeveritar, pse Balla është i lirë e bën fushtaë kur ata flenë mbi dosjet e krimeve të tij dhe disponojnë dokumente se është anëtar kryesor i grupit të Bajrave Suel Çelës dhe “Toyota Yaris””,-tha Berisha.
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta