Arrestimi i shefit të Rrugores së Tiranës dhe dy oficerëve, SPAK njoftim zyrtar

21 Prill 2025 | 10:23

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka ardhur sot me një njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e drejtuesit të Policisë Rrugore të Tiranës, Roven Zeka dhe 2 zyrtarë të tjerë, Edison Tabaku oficer i Policisë Gjyqësore dhe Sokol Novaku Shef i Sektorit të Aksidenteve në Tiranë.

Më 18 prill, tre zyrtarët u vendosën në pranga për korrupsion pasiv pasi pas një aksidenti të ndodhur më 16 prill.

Sipas hetimeve të SPAK, Roven Zeka dhe 2 të tjerët kanë kërkuar 2 mijë euro para nga një grua e identifikuar si Anisa Vrioni e cila kishte bërë aksident. Kjo shumë parash e cila u sigurua nga bashkëshorti i saj Ergest Vrioni ishte që Anisa Vrioni mos të arrestohej dhe  për aksidentin të mos nisnin hetimet.

Njoftimi:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kryer veprime hetimore në kuadër të procedimin penal nr. 91/1, të vitit 2023.

Në dinamikën e hetimeve, në datën 18 prill, me urdhër të prokurorit të posaçëm, janë ndaluar shtetasit: R.Z, shef i Komisariatit të Policisë Rrugore, S.N, shef i hetimit të aksidenteve rrugore në këtë komisariat dhe E.T, oficer i policisë gjyqësore, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, e kryer në bashkëpunim (parashikuar nga neni 259/2 dhe 25 të Kodit Penal.)

Në datën 16 prill 2025, në qytetin e Tiranës ka ndodhur një aksident rrugor, ku dy automjete janë përplasur me njëri tjetrin. Si pasojë e aksidentit, pesë personat që udhëtonin në njërin nga automjetet janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Ndërsa në automjetin tjetër ndodhej vetëm drejtuesja A.V, bashkëshortja e shtetasit E.V, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsionit aktiv të personave që ushtrojnë funksione publike”, (parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal.)

Pas të dhënave dhe informacionit të siguruar nga oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), ka rezultuar se punonjës të policisë rrugore i kanë kërkuar familjarëve të drejtueses së automjetit, shtetases A.V, pagesën prej 2 mijë eurosh, për mosarrestimin e saj.

Shuma e parave është kërkuar të dorëzohej brenda një kohe të shkurtër dhe është siguruar nga personi nën hetim E.V, me ndihmën e personave të tjerë.  Këtë shumë ai ia kanë dorëzuar njërit prej punonjësve të policisë rrugore – fakt i provuar gjatë hetimit.

Urdhri i ndalimit të shtetasve: E.T, S.N dhe R.Z është ekzekutuar nga BKH, në bashkëpunimin me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore. Gjatë kontrolleve të kryera për llogari të këtij procedimi penal janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale shumat prej; 2.500.000 lekë dhe 26 mijë euro.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

GJKKO dënon 6 zyrtarë të Bashkisë Divjakë për shkelje në tendera

GJKKO ka shpallur fajtorë gjashtë zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Bashkisë Divjakë, të akuzuar nga SPAK për veprën penale të “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në...
16:24 | 28/07/2026

Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Fatime Kryemadhit për tërheqjen nga gjykimi i shkurtuar

Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e Fatime Kryemadhit, e cila kishte ankimuar vendimin e ndërmjetëm të GJKKO-së të 15 qershorit, me të cilin nuk...
16:18 | 28/07/2026

Përgjimet e SPAK për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, prokurori Prençi: Çfarë pune i kreve? Përgjigjet Shkreli

Detaje të reja janë zbardhur nga dëshmia e kryetarit të Bashkisë së Vaut të Dejës, Kristjan Shkreli si dhe nga përgjimet telefonike gjatë komunikimeve të...
15:26 | 28/07/2026