Makina që drejtonte 27-vjeçarja del nga rruga, lëndohen nënë e bijë në Pogradec

21 Prill 2025 | 15:27

Një aksident ka ndodhur në aksin Pogradec-Korçë, ku një 27-vjeçare ka humbur kontrollin e mjetit që po drejtonte dhe automjeti tip Ford ka dalë jashtë rruge.

Si pasojë e aksidentit është dëmtuar drejtuesja e mjetit, 27-vjeçarja D.M., së bashku me nënën e saj, e cila ishte pasagjere në automjet.

Të dyja janë dërguar në spitalin e Pogradecit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Mjeti ka qenë duke qarkulluar në aksin e ri Qukës-Qafë Plloçë, që është ende në ndërtim dhe nuk është i hapur për kalimin e mjeteve.

Ky aksident ka ndodhur për shkak të shkeljes së rregullave të qarkullimit, pasi mjeti ka lëvizur në një segment që nuk është i sigurt për kalimin e automjeteve.

27-vjeçarja dhe nëna e saj po udhëtonin në këtë segment të kantierit të ndërtimit, dhe për shkak të pakujdesisë, mjeti ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, duke rënë poshtë një ure.

Duhet theksuar se ky segment rrugor, pasi është ende në ndërtim, nuk është i hapur për qarkullim dhe as i sigurt për mjetet që dalin nga Pogradeci dhe ata që vijnë nga Korça drejt këtij qyteti.

Policia e qarkullimit ka kryer herë pas here kontrollime në hyrje dhe dalje të këtij segmenti, për të parandaluar aksidentet dhe siguruar respektimin e rregullave të qarkullimit.

Njoftimi i policisë

Rreth orës 14:35, në aksin rrugor “Pogradec-Korçë”, shtetasja D.M., 27 vjeçe, duke drejtuar automjetin tip Ford, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe, si pasojë, automjeti ka dalë nga rruga.

Nga aksidenti është dëmtuar drejtuesja e mjetit, shtetasja D.M., si dhe nëna e saj, pasagjere në automjet. Të dyja janë dërguar në spital dhe po marrin trajtim mjekësor, në gjendje jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

I moshuari humb jetën në liqenin e Pogradecit, dyshohet se pësoi infarkt sapo hyri në ujë (VIDEO)

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e të enjtes në Pogradec, ku një i moshuar ka humbur jetën në një prej plazheve në hyrje...
18:35 | 23/07/2026

57% e shqiptarëve thonë se të ardhurat u mjaftojnë vetëm për nevojat minimale

Kostoja e jetesës dhe çmimet e larta janë kthyer në shqetësimin kryesor ekonomik për shqiptarët, në një kohë kur 57% e të anketuarve deklarojnë se...
18:10 | 23/07/2026

“Reshje dhe shtrëngata të forta të premten”, Bashkia Himarë del me njoftim zyrtar

Ashtu si Bashkia e Vlorës, edhe Bashkia e Himarës ka dalë me një njoftim për përkeqësimin e pritshëm të kushteve atmosferike gjatë ditës së premte....
18:04 | 23/07/2026