Makina del nga rruga në aksin Qafë Thanë–Pogradec, lëndohet pasagjerja

16 Prill 2025 | 13:32

Një aksident ka ndodhur mesditën e kësaj të mërkure në aksin rrugor “Qafë Thanë–Pogradec”, ku një automjet ka dalë nga rruga, duke kaluar përtej barrierave mbrojtëse.

Si pasojë e aksidentit është lënduar pasagjerja që udhëtonte në mjet, ndërsa ndaj drejtuesit të mjetit janë kryer veprimet procedurale.

Njoftimi i policisë

Rreth orës 12:45, në aksin rrugor “Qafë Thanë-Pogradec”, shtetasi I. Ç., duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Nga aksidenti është dëmtuar shtetasja S. Ç., pasagjere në automjet, e cila po merr mjekim në spital, në gjendje jashtë rezikut për jetën.

Me shtetasin I. Ç. po kryhen veprimet procedurale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mori me forcë xhiron ditore në një dyqan, arrestohet 37-vjeçari në Durrës (VIDEO)

Një 37-vjeçar është vënë në pranga nga policia në qytetin e Durrësit. Arrestimi i tij ka ardhur pasi ai ka hyrë me forcë në një...
20:50 | 17/07/2026

Dita e 48-të, qytetarët vijojnë protestën para Kryeministrisë

Qytetarë, aktivistë, fëmijë e të moshuar janë mbledhur sërish këtë të premte në ditën e 48-të të protestës, ku si çdo herë, po mbajnë fjalimet...
20:02 | 17/07/2026

Shqipëria, ndër më të prekurat në Europë nga rënia e lindjeve dhe popullsisë

Shqipëria renditet ndër vendet europiane më të prekura nga kriza demografike, ku rënia e lindshmërisë dhe emigrimi i popullsisë në moshë riprodhuese po krijojnë pasoja...
18:44 | 17/07/2026