Entuziazëm në Vlorë, protagonistët rrëfejnë emocionet e rikthimit në Superligë
Një triumf që bën krenar gjithë qytetin, të rritur e fëmijë, tifozë e jo tifozë, në Vlorë ka festë dhe arsyeja është Flamurtari.
Kuqezinjtë rikthehen në elitën e futbollit vendës pas 5 vitesh, sakrifica e gjithë sezonit shpërblehet në mënyrën më të mirë të mundshme. Flamurtari asnjëherë nuk ka qenë vetëm, vlonjatët kanë qenë aty për ta mbështetur, e këtë gjë bënë edhe pas triumfit të së dielës.
Fillimisht pritën skuadrën në Levan dhe e shoqëruan drejt stadiumit Flamurtari, ku në sheshin përpara këtij impianti vijuan festimet.
Trajneri Artim Pollozhani i është kënaqur kësaj arritje të skuadrës.
“Patjetër, sigurisht 5 vite janë shumë, por në këtë moment harrohen të gjitha, Flamurtari kthehet aty ku ka vendin”. tha ai.
Fillimisht si lojtarë e tani si zv.trajnerë, kontribut në këtë arritje kanë dhe dyshja Andi Ribaj dhe Lejdi Liçaj.
“Pas disa sezonesh në Kategorinë e Parë, rikthehemi ku i takon Flamurtarit. Falenderoj djemtë dhe presidencën e stafin”, tha Ribaj.
“U arrit objektivi, ndihem i lumtur, ky është shpërblimi i mundit. Kjo është lutmuri, kënaqësi dhe mirënjohje për gjithë qytetin”, shtoi Liçaj.
Drejtori teknik i vlonjatëve ka dhe një premtim për sezonin e ardhshëm.
“Më kujton diçka vite e vite të tëra, ka qenë kthim triumfues. Më vjen mirë që qyteti e mbështeti dhe do vijojë po ashtu. Do krijojmë ekip shumë të fortë për superligën, Flamurtar konkurrues”, tha Alfred Ferko.
Gëzim ka pasur edhe te ata të cilët dhanë shpirtin në fushë, futbollistët.
“Flamurtari nuk duhet të jetë në këto ujëra, Superliga është më e bukur me Flamurtarin”, tha Idriz Batha.
Denis Pjeshka shton se: “Pas një kampionati të gjatë, jemi të gëzuar dhe do festojmë sot”.
Vasil Shkurtaj shprehet: “Jam shumë i lumtur, kemi punuar shumë për këtë qëllim, ky ekip meriton Superligën”.
“Arritëm një objektiv të vështirë, mundi dhe sakrifica na u shpërblye”, thekson Erald Marku.
Reagime të tjera ka pasur dhe nga Alesandro Ahmetaj i cili tha: “Erdha për këtë qëllim dhe ia arritëm, një ndër emocionet më të bukura”.
Gjithashtu Fabio Hasa shton: “Ndihemi të lumtur, ishte vit i gjatë me shumë punë e sakrificë, jemi të gëzuar”.
“Ia dedikoj gjithë qytetit, në 5 vite sakrificë për të gjithë, por ia vlejti, Flamurtari mos ta shikojë këtë ligë”, tha Fabjan Beqja.
Ndërkaq, Bruno Telushi cilësoi se qyteti i Vlorës e meritonte këtë arritje.
“Normalisht jam i lumtur për faktin se Flamurtari ngjitet në Superligë, ky qytet e meriton këtë gjë, e do sportin, Flamurtari arriti të jetë në Superligë, mes më të mirëve”.
Për Flamurtarin nuk do të ketë pushime, skuadra do të nisë nga puna për sezonin e ri, i cili premton më tepër sfida e vështirësi.
LEXONI GJITHASHTU:
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut