Zgjedhjet e 25 prillit, Komisioneri Varhelyi: Presim rezultatin përfundimtar
Komisioneri i Bashkimit Evropian përgjegjës për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Oliver Varhelyi, tha sot në nisje të vizitës së tij në Shqipëri se BE pret që të shpallet qartë rezultati përfundimtar i zgjedhjeve dhe që Kuvendi i ardhshëm të vijojë i plotë punën për reformat.
Nga aeroporti i Rinasit, ku u prit nga kryeministri Edi Rama, komisioneri Varhelyi u pyet rreth zgjedhjeve të 25 prillit dhe pretendimeve të ngritura nga opozita për manipulime.
Fillimisht Varhelyi përgëzoi për punën ambasadorin e BE-së Luigi Soreca dhe tha se mban kontakte të vazhdueshme me të për situatën në Shqipëri. Ai tregoi se ka ndjekur në vijimësi procesin e zgjedhjeve, deklaratat e OSBE/ODIHR dhe raportimet e mediave. Mirëpo theksoi se procesi ende nuk ka mbaruar pasi tashmë kanë nisur shqyrtimet e pretendimeve të opozitës.
“[….] mendoj se pas një fushate zgjedhore të zjarrtë dhe debate të zjarrta gjëja që na nevojitet tani janë rezultate të qarta përfundimtare dhe që më është thënë se ka filluar periudha e apelimit kështu që ne dëshirojmë të shikojmë të gjitha parregullsitë, qoftë dhe blerjet e mundshme të votave, që të ndiqen nga të gjitha autoritetet gjyqësore, por pas këtij procesi do të na duhen rezultate përfundimtare, pra pas rezultateve përfundimtare do të na duhet që Kuvendi të fillojë nga puna e vetë shumë shpejt për reformat e BE-së, pa Kuvendin e plotë nuk është e mundur të ecet përpara drejt BE-së, ka ende mjaft punë për të bërë,” – tha Varhelyi.
Komisioneri i BE-së theksoi se Brukseli “pret procesin e apelimit të problemeve të hasura në zgjedhje dhe që Shqipëria më pas të punojë plotësisht për avancimin në BE”.
Kryeministri Rama shtoi pas deklaratës së Komisionerit Varhelyi se “mandati i tretë nuk do të jetë me luftë të brendshme politike”. Ai theksoi se qeveria e tij “do të fokusohet te puna” dhe “do të mbajë dorën shtrirë pa ndërprerje për PD-në për një proces diskutimi për kontribut të përbashkët për të shtyrë Shqipërinë drejt BE-së”.
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk