Avokatët e vrasësit ndihmuan hetuesit, gjendet celulari i Ilaria Sulës

23 Prill 2025 | 13:57

Është gjetur celulari i Ilaria Sulës, studentes shqiptare të vrarë më 26 mars nga ish- i dashuri i saj, Mark Samson.

Telefoni u gjet në banesën e Samsonit, në rrugën Homs, në lagjen Africano të Romës, ku ndodhi dhe krimi.

Informacioni i dhënë nga Samson, i asistuar dhe nga avokatët e tij Fabrizio Gallo dhe Alessandro Pillitu, ishte vendimtar në lidhje me gjetjen e telefonit.

Ilaria Sula, 22 vjeçe, u qëllua për vdekje me tri plagë me thikë në qafë nga Mark Antony Samson, ish-i dashuri i saj me origjinë nga Filipinet, i cili më pas e braktisi trupin në një luginë në zonën e Capranica Prenestina.

Telefoni, i sekuestruar do të duhet të analizohet për të siguruar prova të mundshme.

Prokurorët kanë urdhëruar tashmë një kopje të ekspertimit të pajisjes për analizë.

Po ashtu, janë duke u zhvilluar teste në tabletin dhe kompjuterin e viktimës dhe në celularin e Samsonit.

Prokurorët, të udhëhequr nga prokurori shtesë Giuseppe Cascini, akuzojnë Samsonin për vrasje me dashje të rënduar nga një marrëdhënie emocionale dhe për fshehje të kufomës. Ndërkohë, nëna e Samsonit po hetohet për bashkëpunim në fshehjen e kufomës.

Gjatë marrjes në pyetje, Samsoni ka pasur vështirësi të raportonte përmbajtjen e bisedave që Ilaria kishte me djem të tjerë, por ishte i gatshëm të tregonte për ngjarjen tragjike të mëngjesit të 26 marsit, të cilën ai e ka përshkruar si një “tërbim”. S

iç ka theksuar gjyqtari hetues, Samsoni ka shprehur “vuajtjen e tij për humbjen e një pjese të vetes, për arsye se ai buzëqeshte dhe për shkak të miqve të tij, por jo për dhimbjen që solli vdekjen e një vajze 22-vjeçare.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan

Kosta dhe Belere Plaku u përcollën këtë të shtunë për në banesën e fundit, një ditë pas ngjarjes tragjike në fshatin Vidhisht të Roskovecit, ku...
21:01 | 25/07/2026

Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 56-të, me tubimin e radhës të zhvilluar pasditen e kësaj të...
20:42 | 25/07/2026

Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, gazetari i kronikës Ervin Leka ka sjellë detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Vidhisht të...
20:30 | 25/07/2026