Gjenerali i lartë rus vritet në një makinë bombë pranë Moskës
Në shpërthimin e një mjeti shpërthyes të improvizuar në një makinë pranë Moskës, ka humbur jetën sot zëvendëskomandanti i Drejtorisë për Operacionet Kryesore të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Ruse, Yaroslav Moskalik, sipas mediave ruse.
Komiteti Hetues njoftoi gjithashtu se ishte hapur një çështje penale për vrasjen e gjenerallejtënant. Agjencia saktësoi se në makinë shpërtheu një mjet shpërthyes me copëza.
Makina që shpërtheu në vendbanimin Balashiha nuk ishte e regjistruar në Inspektoriatin Shtetëror të Sigurisë së Trafikut, ajo mund të ishte blerë posaçërisht për një sulm terrorist, sipas kanalit Telegram të portalit Readovka.
Makina e vjetër, nën të cilën ishte vendosur një eksploziv i improvizuar, është shitur këtë vit. Sipas Readovka, ish-pronari e regjistroi makinën në janar.
LEXONI GJITHASHTU:
Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës
Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 15:32 “Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 15:32 Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës
- 15:23 Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës