Mbi 36 mijë emigrantë kanë votuar, më shumë zarfe nga Italia dhe Gjermania

25 Prill 2025 | 16:04

Votimi i diasporës është futur tashmë në javën e dytë që nga dërgimi i zarfeve të parë dhe kthimi i tyre në Shqipëri.

Nga 245,935 zarfet e dërguara, 164,022 janë marrë në dorëzim nga votuesit jashtë vendit. Ndërkohë që mbi 36 mijë prej tyre tashmë e kanë sjellë votën e tyre në Shqipëri.

Bie në sy, që ashtu siç ndodhi në procesin e regjistrimeve për të votuar nga jashtë vendit, ku numrin më të lartë e pati Italia, edhe këtë herë për votën e kthyer në Shqipëri, sërish udhëheqin emigrantët e Italisë.

Pas tyre është Gjermania dhe SHBA me më shumë zarfe të kthyera në Shqipëri dhe, bie në sy një numër i ultë i emigrantëve në Greqi që është pse u regjistruan në shifra të larta, sërish kanë votuar shumë pak deri më tani. 

Ndërkohë që qarku për ku kanë ardhur më shumë vota nga diaspora deri më tani është Durrësi që lë pas Elbasanin, Tiranën dhe Beratin.

Në këto ditë të para të dërgimit të zarfeve në diasporë, nuk kanë munguar edhe rastet kur qytetarë të ndryshëm në diasporë kanë denoncuar mos respektimin e protokollit për marrjen e fletës së votimit nga ana e postierit në vendin ku ata jetojnë. 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Irani paralajmëron SHBA-në dhe aleatët: Çdo sulm do të marrë përgjigje të fortë

Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, i ka dërguar një mesazh paralajmërues Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të tyre, duke deklaruar se Teherani do...
22:16 | 22/07/2026

Rama në ceremoninë e diplomimit të oficerëve të rinj: Deri në 2030 pagat e FA-së sa mesatarja e NATO-s

Kryeministri Edi Rama mori pjesë mbrëmjen e kësaj të mërkure në ceremoninë e diplomimit të 67 oficerëve të rinj në Akademinë e Forcave të Armatosura....
22:01 | 22/07/2026

Atentati me 3 të plagosur në Elbasan, gazetari: Dyshohet për lajthitje në objektiv

Gazetari i Euronews Albania, Eni Ferhati, ka sjellë detaje të reja lidhur me plagosjen e trefishtë të ndodhur mbrëmjen e së hënës në Elbasan. Sipas...
21:58 | 22/07/2026