Nis votimi i diasporës, Celibashi tregon shifrat: Zarfet e para vijnë sot në Tiranë

16 Prill 2025 | 11:00

Diaspora shqiptare ka nisur procesin e votimit për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Sipas të dhënave të publikuara këtë të mërkurë nga Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi, 36% e zarfeve (përkatësisht 90 mijë fletë votimi) janë shpërndarë tashmë qytetarëve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit.

Në një konferencë për mediat, Celibashi bëri të ditur se 111 zgjedhësit e parë të regjistruar nga diaspora kanë votuar tashmë, dhe zarfi me fletën e votimit pritet të mbërrijë sot pasdite në Shqipëri.

“Shtetet me shpërndarjen më të madhe të zarfeve janë Italia, Greqia dhe Gjermania. Duam që procesin ta përfundojmë brenda 2 ditëve. Sipas raporteve që kemi marrë nga shërbimi postar, votuesi i parë, i cili i përket qarkut Dibër dhe ndodhet në Gjermani, e ka marrë zarfin në orën 07:15 minuta,” deklaroi Celibashi.

Ai informoi gjithashtu se aktualisht 11 zarfa janë në mbërritje drejt KQZ-së, por ende ndodhen në sistemin logjistik të kompanisë DHL.

“Janë në mbërritje për në qendrën e numërimit, por akoma në trakun e DHL, 11 zarfe. Janë 111 votues që kanë votuar dhe kanë njoftuar postierin e DHL për të tërhequr këto zarfe nga DHL. Me pak fjalë, votimi i zgjedhësve shqiptarë nga jashtë tashmë konsiderohet i kryer, që në momentin kur njëri prej votuesve e ka marrë zarfin dhe e ka kthyer mbrapsht. Ndoshta sot pasdite, ose nga darka, do të mbërrijnë të paktën këto 111 zarfe që janë nisur. Do të jetë një proces i vazhdueshëm dhe me siguri që në fund të këtij muaji, ose në fillim të muajit maj, volumi i mbërritjeve do të jetë mijëra. Kemi shpërndarë 36% të dërgesave postare në kohë rekord,” – tha Celibashi.

Celibashi theksoi se votimi konsiderohet i nisur që në momentin kur votuesi e merr zarfin dhe e kthen mbrapsht. Ai nënvizoi edhe përgjegjësinë e votuesve për ruajtjen e fshehtësisë së votës dhe ndalimin e shitblerjes së saj.

“Në momentin që fleta e votimit është në sistemin e DHL dhe KQZ, ne garantojmë 100% ruajtjen e fshehtësisë, kjo është e siguruar plotësisht nga ne. Nëse votuesit duan ta shesin, blejnë ose tregojnë votën e tyre, kjo është çështje e tyre. Megjithatë, ata duhet të jenë të vetëdijshëm për pasojat penale. Nëse ndodh një fenomen i tillë, ai do të shoqërohet me sanksione të rënda, deri në 3, 4 ose 5 vjet burg,” paralajmëroi Celibashi.

Celibashi sqaroi se administrimi i zarfeve me vota nuk do të realizohet në ambientet e KQZ-së, por në Parkun Olimpik, ku është krijuar një hapësirë e posaçme për këtë proces.

“Fletët e votimit nga sistemi i postës do të vijnë direkt në Parkun Olimpik dhe do të administrohen këtu, nuk do të shkojnë në KQZ. Aty do të bëhet i gjithë dokumentimi i zarfeve me votat që do të vijnë. Kutitë e votimit do të jenë këtu, nën vëzhgimin e kamerave dhe të përfaqësuesve të partive politike,” – theksoi Celibashi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Stuhitë godasin Ballkanin, miliona euro dëme në bujqësi, mbi 100 automjete të dëmtuara në Shkup

Stuhitë e forta që përfshinë Ballkanin gjatë natës shkaktuan dëme të shumta në disa vende të rajonit, duke prekur bujqësinë, infrastrukturën dhe dhjetëra automjete. Në...
18:16 | 22/07/2026

Pak pasi foli për CNN, gjendet i vdekur agjenti i modeleve i lidhur me Epstein

Daniel Siad, një agjent francez i modeleve, i cili për më shumë se një dekadë dyshohet se organizonte takime mes grave të reja në industrinë...
15:15 | 22/07/2026

Misioni detar i BE: Anijet e lidhura me Izraelin, SHBA-në dhe Arabinë Saudite të shmangin kalimin në Detin e Kuq 

Misioni detar i Bashkimit Evropian, ASPIDES këtë të mërkurë ka bërë thirrje që anijet detare të lidhura me Izraelin, Shtetet e Bashkuara ose Arabinë Saudite...
13:59 | 22/07/2026